Ditë magjike për futbollin, në fushë Gjermani-Angli
Në fillim të kampionatit, të dy kombëtaret konsideroheshin favorite për të ngritur trofeun. Por fati e desh që ato të takohen që në fazën e 1/8-ave, në një përballje që fare mirë mund të ishte finalja e botërorit. Sot njëra duhet të heqë dorë një herë e përgjithmonë nga ëndrra për të ngritur Kupën e Botës në qiellin e Johanesburgut mbrëmjen e 11 korrikut.
Në prag të përplasjes situata në të dy kampet është e ndryshme. Tension në krahun gjerman, qetësi në atë anglez. Tekniku Loakim Lëv nuk është paraqitur dje në konferencën e shtypit, në shenjë pakënaqësie ndaj vendimit të FIFA-s për të mos lejuar skuadrat të zhvillojnë stërvitjen e fundit në stadiumin ku do të luhet ndeshja.
Në vend të tij (duke shkelur protokollin) u paraqit trajneri i portierëve, Andreas Këpke, i cili shpjegoi arsyen e mungesës së Lëvit. “Nuk u stërvitëm në stadium për arsye logjistike. Por as Anglia nuk e bëri këtë, pra jemi në kushte të barabarta. Prania ime këtu nuk është shenjë proteste nga ana e trajnerit, por vetëm pamundësi e tij për të ardhur në kohë. Vendi ku u stërvit skuadra është larg prej këtu”, shpjegoi kampioni i Europës me Gjermaninë në vitin 1996.
Kurse për Kapelon, kjo është një ndeshje e rëndësishme. “Madje një nga më të rëndësishmet, sepse duam të ecim përpara. I njoh vlerat e Gjermanisë, por njoh gjithashtu edhe vlerat e lojtarëve të mi. Tensioni është normal dhe futbollistët e kuptojnë”, pohoi Kapelo, duke shtuar lidhur me formacionin se i mbetet vetëm një dyshim: “I kam gjetur dhjetë. Të shohim kush do të jetë i fundit”. Dyshimi ka të bëjë me lojtarin që do të luajë përkrah Territ në qendër të mbrojtjes. Alternativat janë King, Apson dhe Karrager.
Gjermani – Angli, formacionet e mundshme:
Gjermani (4-2-3-1): Nojer; Lahm, Mertesaker, Fridrih, Boateng; Kedira, Shvajshtajnger; Myler, Ozil, Podolski; Klose. Trajner: Lëv
Angli( 4-4-2): Xhejms; Xhonson, Terri, Apson, Kol; Berri, Milner, Lampard, Zherrard; Defo, Runi. Trajner: Kapelo