Maradona ëndërron Napolin
Mes ish-“Djaloshit të artë” dhe klubit italian ekziston një dashuri thuajse 20-vjeçare, që në kohën kur Maradona u jepte titullin kampion siçilianëve. “Shpresoj të stërvis Argjentinën edhe për shumë vite të tjera, por pastaj kam një ëndërr: dua të drejtoj Napoli. Dua ta shoh edhe një herë plot ‘San Paolon’”, pohoi 50-vjeçari.
Më tej kampioni i botës me Argjentinën në vitin 1986 shtoi: “Kam kaluar shtatë vite në Itali, por që në Napoli kanë domethënien e 14 viteve. Do t’i kem gjithnjë në zemër ata njerëz. E di që tani që Italia u eliminua, napoletanët do të bëjnë tifo për Argjentinën. Do t’i dua gjithmonë e nëse të tjerët flasin keq për ta, unë nuk kam për ta bërë kurrë”. Fjalë që e bëjnë popullin e Napolit të ëndërrojë një rikthim në “shtëpi” të Diegos.
E menjëhershme ka qenë përgjigja e Aurelio de Laurentisit, presidentit të Napolit, nëpërmjet faqes zyrtare të klubit në internet: “I dashur Diego, është emocionuese të të shohim në fushë si trajner i një kombëtareje të madhe. Karizma jote pushton stadiumin dhe përfshin lojtarët e tu, por edhe ne spektatorët. Fjalët e tua tregojnë se je ende i lidhur me ngjyrat tona. Do të ishte bukur të riktheheshe sërish në ‘San Paolo për një miqësore me Argjentinën, të ardhurat e së cilës do të shkojnë për bamirësi. Do të ishte festë e madhe për të gjithë”.