E Shtunë, 31 Tetor 2026

Formula 1, Vetel triumfon në Valencia

Gjermani i skuderisë austriake udhëhoqi garën nga fillimi në fund, duke lënë në vend të dytë e të tretë dy makinat Meklaren, përkatësisht Ljuis Hamilton dhe Xhenson Baton. Gara e sotme u karakterizua nga prania e shpeshtë e makinës së sigurisë, pas aksidentit të rëndë që përfshiu australianin e Red Bullit, Mark Veber, në xhiron e dhjetë.

Veber u përplas në muret e pistës, pas një kontakti me Lotusin e Heiki Kovalainenit. Hyrja e makinës së sigurisë pas këtij momenti ka sjellë kaos në pistë. Nga ky episod më e humbur ka dalë Ferrari, pilotët e së cilës nuk shkuan më tepër se vendi i nëntë (Alonso) dhe i 14-ti (Masa). Gjithsesi, komisarët e pistës kanë bërë të ditur se pas garës do të hetohen nëntë pilotë, pasi dyshohet për parregullsi gjatë kohës që parakalimet ishin të ndaluara.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›