Botërori, deri tani "i pastër"
Organizmi më i lartë drejtues i futbollit botëror ka kryer 452 kontrolle për përdorim substancash të ndaluara dhe të gjitha kanë rezultuar negative. “Kemi bërë 256 teste para fillimit të kampionatit dhe 196 gjatë zhvillimit. Pra, 452 gjithsej dhe të gjitha kanë dalë negative”, pohoi mjeku Jiri Dvorak. Në fakt, prej vitit 2003 nuk është shënuar asnjë rast me doping në kompeticionet e organizuara nga FIFA.
Pozitive paraqitet situata edhe përsa i përket dëmtimeve gjatë ndeshjeve. Sipas mjekut, në fund të takimeve në grup, është regjistruar një mesatare prej dy dëmtimesh në ndeshje, e dhënë që vë në dukje përgatitjen fizike të lojtarëve dhe të stafit mjekësor. Në botërorin e vitit 2002 mesatarja e dëmtimeve ishte 2.7, kurse në “Gjermani 2006” 2.3.