E Shtunë, 31 Tetor 2026

Maskerano, më shumë Barça se Inter

Pronarët e Liverpulit kanë vendosur të përfitojnë nga shitja e lojtarit, prandaj kërkojnë ofertën më të mirë. Tashmë në lojë ka hyrë edhe Barcelona, që e sheh argjentinasin si alternativën e mesfushës nëse dështon operacioni për Fabregasin. Sipas mediave italiane, spanjollët kanë gati ofertën për klubin nga “Anfield Road”: 25 milion euro.

Megjithatë, gjithçka do të varet nga e ardhmja e Maikonit te Interi. Nëse nraziliani kalon te Reali, atëherë zikaltrit sigurojnë shumën e bevojshme për t’u rifutur në garë për Maskeranon. E nëse pista për mesfushorin e Maradonës mbyllet përfundimisht, Interi ka gati alternativat: Felipe Melo dhe Luka Modriç. Ky i fundit mund të vishet zikaltër për rreth 20 milion euro.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›