E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dite te mira per Ameriken dhe Shqiperine

Kemi me pak se nje jave kohe per te dalluar drejtimet qe do te ndjeke Presidenti i ri. Por mendoj qe disa gjera te caktuara jane tashme shume te qarta. Do te jete nje ere ndryshimi. Do te jete nje ere ndryshimi per drejtimin e vendit tone. Do te jete nje ere ndryshimi ne drejtimin e politikave tona ekonomike. Do te jete nje ere ndryshimi ne marredheniet racore brenda Shteteve te Bashkuara dhe jashte tyre. Por, do te jete nje ndryshim per mire, ose sic e tha Presidenti Obama, ndryshim tek i cili mund te besojme. Duke qene vete nje afro-amerikan, besomeni, une besoj ne ndryshimet qe ai ka shpjeguar. Cilat do te jene themelet, bazat, parimet e ketij ndryshimi? Me lejoni te citoj vete Presidentin. Ai tha, "Ne kohe krizash, Amerika ka ecur perpara jo thjesht fale aftesive apo vizionit te atyre qe e kane udhehequr, por sepse ne, populli, kemi mbetur besnike ndaj idealeve te baballareve tane dhe te vertete ndaj dokumenteve tona themeltare." Ai eshte i vendosur te luftoje korrupsionin ne vendin tone. Nga dita e pare ne detyre, miratoi rregullore qe do te kufizojne rolin e lobisteve ne qeverine tone, duke siguruar keshtu jo vetem mbrojtjen ndaj cfaredo praktike korrupsioni, por edhe ndaj perceptimit te korrupsionit. Se treti, mund te shohim tashme nje perkushtim te thelle ndaj sundimit te ligjit. Ne diten e dyte ne detyre, Presidenti dekretoi qe procedimet e debatueshme gjyqesore ne Guantanamo do te marrin fund.

***

Shqiperia nuk ka pasur mik me te mire se sa Presidenti Xhorxh U. Bush. Nen drejtimin e tij, marredhenia mes vendit tim dhe Shqiperise arriti majen. Bashkepunimi mes dy vendeve tona nuk ka qene kurre me i mire. Dhe kete mund ta shohim ne mbeshtetjen e tij te forte per anetaresimin e plote te Shqiperise ne NATO, nje ngjarje qe sigurisht shpresojme dhe presim me kenaqesi te ndodhe ne prill te ketij viti. Kam folur me shume shqiptare te grupeve te profesioneve te ndryshme. Dashuria e tyre per Presidentin Bush me prek ne zemer. Eshte nje cast krenarie per nje amerikan, cilindo amerikan, kur sheh nje ngrohtesi dhe respekt te tille per udheheqesin e kombit tone. Dhe, me duhet te them, Z. Kryeminister, marredhenia juaj me Presidentin Bush kishte rendesi me ndikim ne perparimin e kesaj miqesie dhe ngrohtesie. Prandaj, eshte e natyrshme qe pikas pak trishtim tani qe Presidenti Bush largohet nga presidenca dhe vazhdon nje faze tjeter te jetes se tij. Por, ju siguroj, sic kam siguruar te gjithe shqiptaret me te cilet kam biseduar, qe Presidenti Obama do te jete nje mik i madh i Shqiperise, sipas tradites se gjate te presidenteve amerikane dhe qe shkon deri te Presidenti Uillson. Nuk ka pse te keni kurrfare dyshimi per kete. Politikat tona ndaj ketij rajoni dhe ndaj Shqiperise do te bazohen mbi shpresat dhe pritshmerite. Shpresat tona per kete rajon jane te larta dhe optimiste. Dhe parimet e politikave tona mbeten te paprekura. Nen drejtimin e Presidentit Obama, parashohim nje Shqiperi ne qender te nje rajoni ballkanik qe ka stabilitet dhe paqe. Shohim nje Shqiperi qe jeton, bashkepunon dhe ndihmon fqinjin e ri te pavarur - Kosoven - sic ka bere per gjithe keto vite. Parashohim me pritshmeri te madhe dhe gezim te madh perfshirjen e Shqiperise ne aleancen me te fuqishme, pjese e se ciles ka qene edhe Amerika, ne Aleancen e NATO-s ne prill. Me pak fjale, perpara shtrihen dite te mira per Ameriken dhe Shqiperine. Gjithashtu, kemi edhe pritshmerite e shpalosura nga vete Presidenti Obama. Dhe keto pritshmeri, thene thjesht, jane pritshmerite qe Presidenti Obama ka edhe per veten e tij: respekt per kushtetuten, perpjekje te riperteritura per te luftuar korrupsionin, dhe, me afrimin e anetaresimit ne NATO, nje perkushtim ndaj parimeve e veprimeve demokratike qe te jene mbi cdo dyshim. Nderkohe qe Shqiperia ecen perpara drejt ketyre synimeve, duhet te dini qe Presidenti Obama do te jete nje mik. Sic tha vete ai, "Pra, te gjithe popujve te tjere dhe qeverive qe na shohin sot, nga kryeqytetet me te medha deri ne fshatin e vogel ku u lind im ate, duhet te dini qe Amerika eshte nje mike e cdo kombi dhe cdo burri, gruaje e femije qe kerkon nje te ardhme ne paqe dhe dinjitet, dhe qe jemi gati te prijme perseri".


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›