Proces emancipues, me impakt jo vetem ne SHBA

Deri pak jave me pare ne ndoqem gjate gjithe vitit 2008 nje fushate te jashtezakonshme, te pasur me ide e projekte, mbeshtjelle me elegancen e natyrshme te Barak Obames, ne nje entuziazem te jashtezakonshem qe coi ne ate zgjedhje qe e ben Ameriken te madhe e te vecante, zgjedhjen e te parit President afro-amerikan. Fushata e zgjedhjeve shenoi nje proces emancipues me impakt jo vetem ne Amerike, por tek te gjithe vendet qe ndajne vlera te perbashketa te lirise, paqes, demokracise, tregut te lire dhe te drejtave te njeriut. Presidenti i 44 i SHBA-ve, Barak Obama eshte ne realitet i zgjedhuri i globit dhe jo vetem i preferuari i bashkekombesve te tij, kaq te medha jane shpresat qe ai, idete dhe energjia a tij, kane ngjallur ne bote.
Ashtu si edhe kombet e tjera, shqiptaret kane qene te pasionuar me zhvillimet ne Amerike dhe i kane ndjekur me vemendje. Me shume kenaqesi ne konstatojme se per shqiptaret dhe Shqiperine, SHBA-te dhe perfaqesuesit e saj te larte, jane dhe do te jene miqte e tyre te medhenj, sepse me kete komb te madh kane qene te lidhura fatet e vendit qe ne ditet e para te shtetit shqiptar sic jane sot te cimentuar parimet dhe idealet e lirise, te se drejtes dhe demokracise. Kete ndjenje miqesie shqiptaret e manifestuan me se miri gjate vizites se Presidentit Bush ne Shqiperi, i cili do te mbetet pa diskutim nje mik i madh i tyre.
Nuk do te mund te lija pa permendur se ne administraten e re bejne pjese personalitete, emrat e te cileve lidhen ngushtesisht me momente te rendesishme te ceshtjes shqiptare ne pergjithesi dhe asaj kosovare ne vecanti. Vecoj ketu Sekretaren e Shtetit Hillari Klinton. Deshiroj te rishpreh edhe nje here, mirenjohjen me te thelle dhe ne te njejten kohe t'i uroj perzemersisht znj. Klinton suksese ne detyren fisnike te Sekretares se Shtetit. Emerimi ne kete post vjen ne nje moment te veshtire ne planin global dhe, njekohesisht, me shume sfida rajonale. Ne jemi te bindur se kuraje politike, lidershipi i pagabuar dhe angazhimi i vazhdueshem i znj. Klinton jane garancia me e mire per sukses. Nen drejtimin e Presidentit Obama, ne jemi te bindur se Sekretarja Klinton dhe diplomacia amerikane do te dije te ndertoje "nje te ardhme me me shume partnere dhe me pak armiq, me me teper shanse dhe me pak kercenime, per te gjithe ata qe luftojne per lirine, paqen dhe zhvillimin".
***
Ne jemi mbledhur sot ne nje kohe, kur me mjaft modesti dhe krenari mund te them se marredheniet midis dy vendeve tona jane me te mira se kurre. Marredheniet me Shtetet e Bashkuara te Amerikes mbeten te rendesise paresore dhe strategjike per Shqiperine. SHBA-te jane aleati i pazevendesueshem i demokracise dhe shtetit shqiptar. Shqiperia eshte bere nje nga aleatet me te palekundura te Amerikes. Bashkepunimi i Shqiperise me SHBA-te eshte zhvilluar ne nje klime te mirekuptimit dhe mirebesimit reciprok edhe ne aspekte mjaft jetike te zhvillimeve te rajonit te Ballkanit. Ne jemi mirenjohes per mbeshtetjen amerikane per ceshtjen shqiptare ne pergjithesi dhe asaj kosovare ne vecanti.
Shqiperia do te behet se shpejti anetare e Aleances se Veriut dhe tashme partneriteti midis dy vendeve do te forcohet edhe me pjesemarrjen tone ne kete Aleance. Ratifikimi dhe nenshkrimi i shpejte i Protokollit te Zgjerimit te NATO-s nga Senati dhe Presidenti amerikan, sjellin shembullin me te fresket te ketij bashkepunimi te rendesishem dhe partneriteti te frytshem midis dy vendeve tona.