E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjykata aktive ne Mitrovice pa prezences e kosovareve

Gjyqtaret dhe prokuroret e misionit EULEX, kane filluar veprimin e tyre ne gjykatat ne veri te Kosoves mirepo, pa prezencen e punonjesve kosovare te gjyqesise atje. Perfaqesues kosovare te Gjykatave ne veri te Kosoves thone se puna e EULEX-it ne keto gjykata, do te jete e paefektshme pa bashkepunimin me gjykates dhe prokurore vendas dhe ne mungese te pranise se tyre ne objektet ne veri. Planet e pranise nderkombetare ne Kosove per rifunksionalizimin e plote te gjykatave ne veri, duket se nuk kane mundur te realizohen ne teresi, marre parasysh mungesen e punonjesve vendore ne keto institucione. Administrata e Kombeve te Bashkuara, kohe me pare kishte parashikuar kthimin e gjyqtareve dhe prokuroreve kosovare ne organet gjyqesore ne veri, deri nga mesi i muajit janar, gje qe nuk ka ndodhur akoma. Ndryshimi i bere ne gjykatat ne veri, ka te beje me fillimin e veprimit te gjykatesve dhe prokuroreve te misionit te Bashkimit Evropian per forcimin e sundimit te ligjit, te cilet qe nga mesi i janarit jane te pranishem tek keto organe, me nje staf te perbere nga 6 punonjes nderkombetare te ketij misioni.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›