“Nokia” shkurton 10 000 vende pune, rriten humbjet

Direkt pas deklarimit të kompanisë për shkurtimet e bëra, aksionet e kompanisë ranë me 9 për qind. Në kompaninë “Nokia” janë bërë më shumë se 40 000 shkurtime që kur Stiven Elop mori drejtimin ekzekutiv të kompanisë në vitin 2010.
“Nokia” do të bëjë një ristrukturim të plotë të kompanisë, gjë e cila do të kushtojë rreth 1 miliardë euro. Aksionet e “Nokia”-s kanë rënë me më shumë se 70 për qind që prej shkurtit të vitit 2011.
"Këto reduktime të planifikuara janë pasojë e vështirë e veprimeve të synuara nga ne dhe besojmë se duhet të marrim masa për të siguruar fuqinë konkurruese të “Nokia”-s", tha Elop në një deklaratë. /Start/XH. Qardaku/
2012-06-14 14:28