E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ditë të rrezikshme e presin Egjiptin

Vëllazëria Myslimane ka paralajmëruar se Egjipti po përballet me “ditë të rrezikshme”, pasi që Gjykata e Lartë Kushtetuese ka shpërbërë parlamentin e mbizotëruar nga islamistët.

Gjykata - e përbërë nga gjyqtarë të emëruar nga ish-presidenti Hosni Mubarak para përmbysjes së tij në vitin e kaluar, gjithashtu mbështeti të drejtën e ish-kryeministrit Ahmed Shafik, në kohën e Mubarakut, për të vazhduar garën e tij për president.

Vendimet u morën para zgjedhjeve të fundjavës në balotazhin presidencial midis Shafikut dhe kandidatit të Vëllazërisë Myslimane, Muhamed Morsi.

Përkrahësit e Ahmed Shafiq e mirëpriten vendimin e gjykatës kushtetuese. Vetë ish-kryeministri egjiptian mbajti një fjalim gati njëorësh, për atë që e quan "popullin e tij të dashur egjiptian". Shafik foli për një vendim historik, i cili u lejon të gjithëve të marrin pjesë në të ardhmen politike të vendit.

Për shumë revolucionarë ky është një sinjal i qartë se Këshilli i Lartë ushtarak, i cili qeveris në Egjipt dhe bashkë me të përfaqësuesit e regjimit të vjetër të Mubarakut, nuk duan ta dorëzojnë pushtetin.

Ky vendim ka hidhëruar edhe më shumë islamistët. Sipas islamistëve, vendimi drejtohet në parim kundër procesit të sapofilluar demokratik në vend.

Aktivistët e demokracisë pas vendimeve folën për një puç ushtarak, i cili përpiqet të veshë një petk legjitim.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›