E Shtunë, 31 Tetor 2026

Egjipt, reagim i ashpër i Vëllazërisë Myslimane

Zemërimi i Vëllazërisë Myslimane në Egjipt sa vjen e shtohet pas vendimit të Gjykatës së Lartë për shpërbërjen e Parlamentit me arsyetimin se një të tretat e vendeve të tij ishin të paligjshme, çka përmbys praktikisht të gjithë procesin zgjedhor të vitit të kaluar.

Grupimi, qe kishte siguruar 46 vende ne parlament nga te parat votime te lira e te ndershme prej dekadash te tera, siç u cilesuan zgjedhjet parlamentare, paralajmeron per "dite te rrezikshme perpara", nese pushteti rikthehet ne duart e personave te lidhur me regjimin e vjeter. Kandidati i Vellazerise Myslimane, Mohammed Muris perballet me kryeministrin e fundit te periudhes se Mubarakut, Ahmed Shafik, ne garen per postin e kreut te shtetit.

Vendimi i Gjykates se Larte e ka zhytur egjiptin ne kaos. Shpallja e zgjedhje parlamantare jo kushtetuese ia kalon pushtetin Keshillit Suprem te Forcave te Armatosura, detyra e te cilit ishte mbikëqyrja e tranzicionit te egjiptit pas rrezimit te presidentit Hosni Mubarak Shkurtin e vitit 2011.


Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›