Obama dhe Romney në fushatë në Ohio

Obama ka ofruar atë që analistët e quajtën një inkuadrim të dy vizioneve shumë të ndryshme, që do të kenë përballë votuesit amerikanë në nëntor.
Nga ana tjetër Romney akuzoi sërish presidentin se ka dështuar për të kryer rimëkëmbjen ekonomike.
Fjalimet erdhën nga “shesh beteja” e Ohaios, ku në të shkuarën asnjë president republikan nuk ka arritur të fitojë postin në Shtëpinë e Bardhë pa këtë shtet, në të cilin Obama fitoi me një epërsi prej 5 për qind në vitin 2008.
Sondazhet e fundit tregojnë se rezultati mes dy rivalëve është mjaft i ngushtë dhe për këtë analistët thonë se 18 votat elektorale të Ohaios janë jetësore në zgjedhjet e ardhshme, për të konkretizuar qëllimin për të udhëhequr Shtetet e Bashkuara katër vitet e ardhshme.
Më pak se pesë muaj para zgjedhjeve presidenciale në Shtetet e Bashkuara, ekspertët thonë se paqëndrueshmëria ekonomia po e bën garën shumë të fortë këtë vit.