Tony Blair ju shmang “arrestimit qytetar”

Ish-kryeministri i Britanisë, Tony Blair, ju shmang “arrestimit qytetar” në Hong-Kong, kur Tom Grandy, 29 vjeç, tentoi ta arrestoi për “krime të luftës”.
Grandy, i cili udhëheqës faqen në internet, Global Citizen, tentoi të ndërmarrë një arrestim qytetar të Blairit dhe ju afrua podiumit, në momentin kur ish-kryeministri britanik filloi fjalimin për “Besimin dhe globalizimin”, në Universitetin e Hong-Kongut.
Megjithatë, rojtarët e ndalën Grandyn dhe e nxorën me qetësi nga salla.
“Desha të kujtoj rolin e Blairit në krimet e luftës, të kryera gjatë luftës së fundit në Irak dhe i thashë se është shkaktar i vrasjes së se paku 100 mijë personave të pafajshëm”, tha Grady.
Ai kujtoi se Blair në vitin 2009 kishte pranuar se do të hyrë në luftë, pa marrë parasysh se a ka pasur a jo Saddam Husseini armë për shkatërrim masiv.