Aborti i dhunshëm, pezullohen 3 zyrtarë kinezë

Tre zyrtarë janë pezulluar nga detyra në Kinë pasi akuzohen se e kanë detyruar një grua të abortojë.
Mediat kineze raportuan se Feng Xhianmei është rrahur nga zyrtarët dhe është detyruar ta abortojë foshnjen 7 muajshe, pasi familja e saj nuk ka mundur të paguajë 6 mijë e 300 dollarë, taksën për lindjen e fëmijës së dytë.
Rasti ka ngjallur zemërim në Kinë dhe ka përsëritur kritikat kundër politikës kineze për lindjen e vetëm një fëmije.
Fotografitë e gruas dhe të fetusit të vdekur janë shpërndarë në internet. Fotot e një fetusi që nëna e tij u detyrua të abortonte kur ishte shtatë muajshe shtatzanë kanë tronditur mbarë Kinën.
Feng Jiamei, nga krahina e Shaanxit, u detyrua t’i nënshtrohej procedurës së heqjes së fëmijës në tremujorin e fundit të shtatzanisë.