Dite vendimtare per Japonine - Helikoptere me uje mbi Fukushimen

Qiell i kalter dhe asnje re tymi te enjten mbi centralin berthamor Fukushima Daiichi. Ne shikim te pare duket sikur gjendja nuk do te eskaloje me shume. Pasi niveli i rrezatimit i rrezikshem per jeten nuk eshte rritur me dy helikoptere te ushtrise japoneze kane hedhur uje nga ajri per te ftohur reaktoret e centralit. Shtate tone e gjysem liter uje deti hedhin ata per cdo fluturim mbi bllokun 3 catia e te cilit eshte shkaterruar nderkohe.
Suksesi i operacionit te ri i pasigurte
Te merkuren 16.03. ushtria kishte nderprere fluturimet me helikoptere per shkak te shkalles se larte te rrezatimit. Tani pilotet mund te kryejne nga nje fluturim ne cdo 45 minuta sqaroi ministri i Mbrojtjes Kitazawa por nese do te kete ky operacion sukses kjo do te kuptohet gjate oreve te ardhshme.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Helikopteret ushtarake gati per tu nisur derjt Fukushimes 17.03
Per te kuptuar me mire se cfare po ndodh ne brendesi te reaktorit Shtetet e bashkuara te Amerikes kane derguar ndihme njoftoi agjencia japoneze e lajmeve Kyodo. Avione te vegjel pa pilote do te bejne fotografi brenda reaktoreve permes senzoreve special. Pasi qe avionet jane pa pilote aksioni konsiderohet te jete i parrezikshem.
Po ashtu edhe policia ne Tokio po mbeshtet misionin me 11 makina ujehedhese. Zedhenesi i qeverise Edano paralajmeroi Gjate dites se sotme nga nje largesi e sigurte ndihmesit do te fillojne ftohjen e elementeve katodike ne bllokun 4.
Dy ditet e ardhshme - vendimtare per Fukushimen
Firma menaxhuese e centralit berthamor Tepco e ndodhur ne shenjester te kritikave per shkak te menaxhimit te paplan te krizes eshte shprehur me optimiste dhe deshiron qe te enjten pasdite 17.03. te filloje serish me furnizimin me energji elektrike te centralit. Ne kete menyre do te riaktivizohej sistemi ftohes i reaktoreve i cili prej nje jave eshte aktualisht jashte perdorimit. Furnizimi me rryme ishte nderprere te premten 11.03. si pasoje e temetit te rende dhe cunamit qe goditi rajonin. Ekspertet e energjise berthamore i konsiderojne dy ditet e ardhshme si vendimtare nese do te kete shkrirje berthamore ne Fukushima.Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Ka probleme me funrizimin ne zonat e katastrofes
Evakuimi i Tokios ende i paplanifikuar
Megjithate nuk ka plane konkrete per evakuimin e rajonit te Tokios ku jetojne mbi 30 milione njerez. Keshtu u shpreh nje zedhenes i qeverise per kanalin BBC Ne japonezet per shkak te pervojave me bombat atomike ne Hiroshima dhe Nagasaki jemi shume te ndjeshem kur behet fjale per rrezatimin radioaktiv. Megjithate nese aktualisht kaloni rrugeve te Tokios nuk verehet aspak panik. Ky eshte realiteti kjo eshte pervoja neper te cilen po kalojne tani shumica e japonezeve.
Gjithnje e me dramatike gjendja paraqitet ne kampet e refugjateve ne verilindje te Japonise. Ne nje mot te keq me reshje te bores dhe ngrica vazhdojne te mungojne gjerat elementare per jetese. Si pasoje e shkaterrimit te infrastruktures nga cunami ndihmat po arrijne shume ngadale deri tek keto kampe.
Autor Nils Kinkel/Esat Ahmeti
Redaktoi Lindita Arapi