E Shtunë, 31 Tetor 2026

Westerwelle i forcon krahet opozites arabe

Kthese historike i quajti ministri i Jashtem Guido Westerwelle ndryshimet radikale ne boten arabe. Por eshte heret te thuhet se liria tashme ka fituar tha ai.

Ende forcat e vjetra ne shume vende jane ne pushtet ende ato zoterojne para dhe ndikim. Gjashte muajt e ardhshem do te jene vendimtare per zhvillimin politik. Por rrota e historise nuk mund te kthehet pas. Une jam optimist se ne fund rilindja do te fitoje

Per kete sukses qeveria federale gjermane deshiron te jape kontributin e saj tha ministri i Jashtem gjerman para salles se mbushur mire te Parlamentit

Qeveria gjermane do ti kerkoje Bundestagut qe ne dy vitet e ardhshme te vere ne dispozicion gjithsej 100 milione euro per partneritete me Afriken e Veriut dhe me Lindjen e Aferme. 40 milione euro prej ketyre ne duam ti perdorim per nje program bursash dhe partneritete arsimore me shkollat e mesme dhe te larta te ketyre vendeve.

Pjesen me te madhe te debatit e mori situata ne Libi ku trupat e pushtetmbajtesit Gaddafi po fitojne gjithnje e me shume terren dhe po i sprapsin kryengritesit. Nje zone te ndalim-fluturimit sic e kerkon ate Liga Arabe qeveria gjermane e refuzon njesoj si shumica e parlamentareve. Nese Liga Arabe deshiron nje zone te ndalim-fluturimit atehere ajo duhet ta krijoje ate vete tha politikani i CDU-se Andreas Schockenhoff

Vecanerisht prej Egjiptit Arabise Saudite dhe Emirateve te Bashkuara Arabe kerkohet ketu angazhim sepse ato i kane aftesite e nevojshme ushtarake duke perfshire edhe aviacionin modern.

Bundeswehri ushtria gjermane nuk do te behet pale lufte ne Libi theksoi ministri i Jashtem Westerwelle. Gjermania angazhohet per sanksione me te ashpra kunder Gaddafit midis te tjerave me mandat te OKB-se.

Rrjedhjen e parave ne sistemin Gaddafi ne duam ta ndalojme sa te jete e mundur. Ne duam ti heqim regjimit bazen e veprimit te tij dhe te luftes kunder popullit te tij.

Por kjo mund te kishte ndodhur prej kohesh kritikon Frithjof Schmidt i te Gjelberve dhe pikerisht permes sanksioneve ne biznesin e naftes dhe te gazit.

Vazhdon te mos ekzistoje nje ekskomunion kunder firmave libiane te cilat blejne nafte libiane ose e shesin ate nuk ka nje liste te tille. Parate e naftes vazhdojne te rrjedhin drejt Libise dhe te mbushin arken libiane te Gaddafit. Kjo eshte skandaloze dhe kjo duhet te marre fund.

Ne debatin per kthesat radikale ne boten arabe u perzien edhe tone autokritike ne menyre shume miqesore eshte sjelle ne te kaluaren Gjermania me regjimet totalitare edhe per shkak te marredhenieve te mira tregtare.

Ministri i Jashtem Westerwelle u shpreh i brengosur per zhvillimin ne Mbreterine Bahrain ne Gjirin Persik. Atje shtepia sundimtare vepron ne menyre te dhunshme kunder demonstruesve dhe ka mbledhur trupa nga vendet fqinje. Shkallezimi i dhunes duhet te kete nje fund kerkoi Westerwelle dhe ti hape vend nje dialogu midis qeverise dhe opozites.

Autor Nina Werkhuser/Auron Dodi

Redaktoi Esat Ahmeti

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›