E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pamuk kunder shkrimtareve anglishtfoles

TIRANE-Orhan Pamuk e ka kritikuar përgjigjen e kritikëve britanikë dhe amerikanë ndaj veprës së tij, duke thënë se ata e perceptojnë atë në terma të ngushtë të definuar nga kombësia e tij. Duke folur në festivalin letrar në Jaipur të Indisë, Pamuk, romanet më të njohura të të cilit, përfshirë "Unë jam e kuqja", "Bora" dhe "Muzeu i pafajësisë", janë shkruar në gjuhën turke, ka shprehur keqardhje për mbizotërimin e botës perëndimore mbi kulturën letrare. "Shumica e shkrimtarëve në një festival si Jaipur shkruajnë në anglisht," ka thënë ai. "Kjo është ndoshta për shkak se anglishtja këtu është gjuhë zyrtare. Por për ata që shkruajnë në gjuhë të tjera, vepra e tyre përkthehet rrallë dhe kurrë nuk lexohet. Aq shumë nga përvoja njerëzore është e margjinalizuar." Pamuk, i cili jep mësim në Universitetin Columbia, gjithashtu i ka akuzuar kritikët letrarë që vazhdimisht tentojnë ta 'provincializojnë' veprën e tij.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›