Kamenica, Rexhae Ndoja bashkë në"Udhëtim Dimri"
TIRANE- Një mezosoprane, një aktore dhe një pianiste janë mbledhur bashkë në një ““Udhëtim dimri”. Vikena Kamenica, Ema Ndoja dhe Merita Rexha, 3 emra të njohur për publikun shqiptar, janë shfaqur mbrëmjen e djeshme në një koncert me këngët e shkruara nga gjermani Wilhem Muller dhe të kompozuara nga Frac Schubert. Koncerti është prezantuar mbrëmë në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit.
Këngët e përkthyer në shqip nga Ardian Klosi u interpretuan nga aktorja Ema Ndoja, e cila kthehet në skenën shqiptare pas 20 vitesh mungese. Më pas 24 këngët u interpretuan nga Vikena Kamenica dhe shoqëruar në piano nga Merita Rexha.
Mezosopranoja Kamenica e cilësoi koncertin si një ngjizje perfekte e muzikës së Shubertit me fjalën e Muller. "Është vepra e parë për mua që ka këtë lloj peshe emocionale, vështirësie teknike, janë 70 minuta muzikë dhe që kanë një formë shumë të veçantë", u shpreh Kamenica.
Aktorja Ndoja ishte ajo që çeli koncertin me poezinë "Natën e mirë" për t’ia lënë radhën më pas mezosopranos Kamenica dhe pianistes Rexha të interpretonin me sfond projeksionin e një dimri të ftohtë.
“Udhëtim dimri” është pjesë e ciklit të koncerteve të dimrit që do të vazhdojnë të shfaqen në TKOB, kryesisht me muzikë dhome.
(s.g/atsh/BalkanWeb)