E Diel, 1 Nëntor 2026

Ditëlindja e Kosovës, festojnë fëmijët e lindur në 17 shkurt

Ditëlindja e Kosovës është arritja më e madhe e kombit shqiptar që nga pavarësia e Shqipërisë, kështu është shprehur babai i Feston Rudarit që ka lindur ditën kur u shpall pavarësia e Kosovës, në festën e ditëlindjeve të fëmijëve që kanë lindur në datën 17 shkurt ku ishte edhe kryeministri Hashim Thaci.

"Kishte me qenë mirë shumë fëmijë që shumë fëmijë të kenë një fat të tillë, një ditëlindje në këtë atë historike. Megjithatë kjo është një ditëlindje e vogël në krahasim me ditëlindjen e madhe që ka sot Kosova", tha Ismail Rudari, babai i Festonit.

"Ishte kënaqësi e madhe për mua që të takojë fëmijët që e kanë ditëlindjen në ditën e pavarësisë. Pra urim ditëlindjen të gjithë këtyre fëmijëve, urime ditëlindja për Kosovën, urime ditëlindja për shtetin e Kosovës, për të ardhmen tonë në NATO dhe BE, për sukseset e mëdha që kemi. Secili qytetar i Kosovës, secila familje kosovare duhet ta festojë me krenari të madhe këtë ditë historike për vendin tonë, këtë ditë të gëzimit, të krenarisë, të vlerave, të respektimit të së kaluarës, të zotimit për punë dhe për vizionin tonë për të ardhmen", u shpreh Hashim Thaçi, kryeministër i Kosovës.

Kosova shënon dy vjetorin e pavarësisë të shpallur më 17 shkurt të vitit 2008, nga Parlamenti I Kosovës,me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe vendeve kryesore të Bashkimit Evropian.

Bul Salihu < I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›