E Shtunë, 31 Tetor 2026

Durrës,homazhe për policin Kastriot Aliaj

Organizohen sot në Pallatin e Kulturës të qytetit të Durrësit homazhe në nder të policit Kastriot Aliaj i cili humbi jetën të krye të detyrës. Homazhet do të fillojnë në orën 10:00 dhe pritet të marrin pjesë personalitete të ndryshme të vendit dhe është e hpaur edhe për publikun. Polici Kastriot Aliaj ndërroi jetë në Spitalin Ushtarak të Tiranës, pasi u përplas para pak ditësh nga një fuoristradë, ndërsa kryente shërbimin në rrugë.
Polici Kastriot Aliaj u plagos në segmentin rrugor Tiranë-Durrës, në vendin e quajtur "Koxhas", në kohën kur ishte në shërbim patrulle policie së bashku me kolegun e tij Q.B., nga automjeti fuoristradë me targa TR 2609 S, i cili drejtohej nga 36-vjeçari Afrim Byberi, i dënuar më parë për vrasje nga pakujdesia.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›