Kriza, sot mblidhen ambasadorët e BE
TIRANE-Ambasadorët e vendeve të Bashkimit Evropian në Tiranë pritet të mblidhen sot në një takim për të diskutuar rreth krizës politike në Shqipëri. Nën drejtimin e dy ambasadorëve, atij të Komisionit Europian, Helmut Lohan dhe ambasadorit të Spanjës, Manuel Montobio, të gjithë përfaqësuesit e vendeve të BE-së janë shprehur të shqetësuar nga situata aktuale politike në Shqipëri. Në një takim rreth orës 10:00 të paradites, diplomatët e vendeve të Bashkimit Evropian pritet të mbajnë qëndrimet e tyre drejtuar dy partive politike kryesore në vend, që janë edhe pjesë e ngërçit politik të krijuar. Gjatë gjithë këtyre ditëve, dy ambasadorët, Lohan dhe Montobio kanë qenë të angazhuar në një proces të gjatë negociatash mes palëve. Shumë shpesh gjatë fillimit të këtij viti, Lohan dhe Montobio kanë takuar Presidentin e Republikës, ashtu sikurse bënë edhe dje, pak momente para se në atë seli të mbërrinin veç e veç, krerët e PS-së dhe të PD-së. Po kështu, dy ambasadorët kanë takuar dhe kanë negociuar veç e veç edhe me kryeministrin Sali Berisha dhe kryetarin e opozitës, Edi Rama. Të ndihmuar në këtë proces edhe nga ambasadori amerikan, Xhon Uidhers, diplomatët evropianë kanë tentuar që të krijojnë urat e komunikimit mes dy drejtuesve të politikës shqiptare, Berisha dhe Rama, por deri më tani ende nuk ka ndonjë rezultat përfundimtar, që do të thotë se ende nuk kemi një marrëveshje të firmosur prej të dyja palëve. Ndoshta pritet që sot ambasadorët e vendeve të BE-së të mbajnë një qëndrim të fortë ndaj politikës shqiptare, pse jo, edhe paralajmërues për pengimin e procesit integrues të Shqipërisë në BE.
Thirrjet e BE
Në gjithë këto ditë, zyrtarët e lartë të Bashkimit Evropian kanë pritur një përgjigje pozitive nga të dy liderët. “Ngërçi politik duhet të tejkalohet nga udhëheqësit politikë shqiptarë, duke marrë parasysh të gjitha pasojat që bllokimi i mëtejshëm do të ketë për interesat e përgjithshme kombëtare”, - thuhej në një deklaratë të ditëve më parë të Bashkimit Evropian. Nga ana e tij, ambasadori Lohan gjithnjë ka theksuar faktin se, “është klasa politike shqiptare e cila duhet të gjejë zgjidhjen”, pavarësisht se ai është bërë pjesë e negociatave mes palëve. Interesante kanë qenë komentet e ambasadorit të Spanjës, Manuel Montobio pas tryezës së parë Rama-Berisha në Presidencë. Ai u ka kujtuar krerëve politikë se, “ka një kalendar politik dhe një kuadër institucional, madje dhe një sërë marrëdhëniesh mes Shqipërisë dhe komunitetit ndërkombëtar, dhe BE në veçanti. Këto tre procese janë procesi i stabilizim- asocimit, procesi i përmbushjes së kritereve të Komisionit Europian deri më 10 maj”. Sipas Montobios, “Këshilli i asocim-stabilizimit do të mblidhet, dhe në këtë sesion do të vendoset se si do jenë marrëdhëniet e Shqipërisë me BE për vitin e ardhshëm. Si do të procedohet gjithashtu më 11 mars mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian, Këshilli i 11 marsit në Tiranë do të vendosë përgatitjen për mbledhjen e 10 majit në Bruksel”. Janë pikërisht këto procese, të cilat i vënë liderët shqiptarë përballë përgjegjësisë për të zgjidhur me urgjencë krizën.
Vizita e Topit
Ndërkaq, sot paradite presidenti niset për në Kroaci, ku do të zhvillojë dy takime të rëndësishme me shefin e zgjerimit të BE dhe me nënsekretarin amerikan të shtetit. Këto takime tashmë janë planifikuar dhe pasi kreu i shtetit të ketë raportuar për ecurinë e negociatave me palët, do të dëgjojë edhe mendimet e tyre për zgjidhjen e krizës por edhe informacionin që ata kanë për krizën politike në vend. Ndërkaq, menjëherë pas këtyre takimeve, Presidenti, në kthimin e tij në atdhe, do të vendosë për raundin e ri të negociatave që do të zhvillohen mes palëve.
(d.b/GSH/BalkanWeb)