E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tiranë, zhvillohet workshopi “Shkolla e shoqërisë civile”

TIRANE- është zhvilluar sot në Tiranë workshopi me temë “Shkolla e shoqërisë civile” organizur nga rajoni i Pulias në bashkëpunim me agjencinë e Demokracisë Lokale të Shkodrës, pjesë e organizatës “Alda” që ka si objektiv integrimin e vendeve Ballkanike në BE.

Në parimet e kësaj organizate objektiv thelbësor është zhvillimi i dialogut dhe shkëmbimeve ndërkulturore. Zonja Marilena Pinka përfaqësuese e rajonit të Puglias dhe delegate në Agjencinë e Demokracisë Lokale të Shkodrës po kontribuon në organizimin e kësaj iniciative. Pjesë e kësaj organizate janë gjithashtu drejtues të Universitetit të Tiranës, Shkodrës etj.

Referuesit thanë gjithashtu se bashkimi i përfaqësuesve të administratave publike, janë më tepër ndikues në raportet ndërkombëtare edhe se shtetet dhe qeveritë. Një rol të rëndësishëm në këtë drejtim kanë dhe Universitetet dhe gjetjes së instrumentave të informimit prej tyre.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›