'Ditëlindja' e PS, anulohet festa. Servet Pellumbi: 22-vjetori, mesazhi im
TIRANE- Ceremonia festive e planifikuar me rastin e 22-vjetorit të themelimit të Partisë Socialiste është anuluar. Në fakt më herët ishte menduar që të kishte një aktivitet për festën, një organizim, ku të pranishëm do të ishin të gjithë themeluesit e PS-së, sigurisht me mungesë të ish-kryetarit Fatos Nano. Por duket se mendimi ka ndryshuar.
Në axhendën politike të ditës së sotme ishte fiksuar një ceremoni festive në orën 11:00, në Pallatin e Kongreseve, por ndërkohë kreu socialist, Edi Rama kishte fiksuar qysh dje një miting, në orën 13:00, në qytetin e Bulqizës. Gjatë gjithë ditës ai do të jetë në qarkun e Dibrës, me bashkëbisedime me banorët. Një burim nga PS tha dje për GSH se është menduar që të mos shpenzohen shumë fonde për festën, ndërkohë që ajo do të jetë mjaft më e madhe, pas fitores në 23 qershor, siç mendojnë drejtuesit e PS-së. Mësohet se 22-vjetori i themelimit të PS-së do të festohet në çdo qark, nga vetë drejtuesit vendorë, në çdo njësi të PS-së.
(Shkrimi i plote sot ne Gazeta Shqiptare)
(e.m/BalkabWeb)