Ditëlindja e Ramës, merr dhuratë “RD”-në ku shkruhej “Fitore e PD”

TIRANE-Edi Rama e ka nisur herët ditën dje. Ky ishte 4 korriku më i veçantë i tij, jo vetëm për shkak të ditëlindjes që i koinçidon me Ditën e Pavarësisë së Amerikës, (kjo dihet tashmë), por se këtë 49-vjetor ai e festoi si Kryeministri i ri i vendit, që pret të marrë edhe zyrtarisht detyrën.
Pas urimeve që ka marrë qysh herët, nga familjarët, një festë e vogël, por e veçantë ju kushtua dje, nga stafi i bashkëpunëtorëve dhe punonjësve të selisë së Partisë Socialiste që i kanë bërë dhuratë një kopje të gazetës së PD-së, “Rilindja Demokratike” dhe së përditshmes “55” të datave 24 qershor që hapeshin respektivisht me titujt “Fitore” dhe “Shqipëria zgjodhi të ecë Përpara”. Ndërkohë Rama e ka gjetur të shtruar jo vetëm shampanjën, por edhe tortat e shumta që i kanë ardhur me rastin e Ditës së Lindjes. Shumë, shumë lule, vazo, buqeta, jo vetëm ngjyrë lejla, ashtu siç është ngjyra e simboleve të kësaj fushate për PS-në, por lloj-lloj ngjyrash erdhën që në orët e para të ditës, në zyrën e kreut socialist, Edi Rama.
Burimet nga PS bënë të ditur se torta e dhuruar nga Forumi i të Rinjve Eurosocialistë ishte më e veçanta. Ajo ishte në ngjyrën “mavi”, siç e ka marrë tashmë emërtimin ngjyra vjollcë, prej kryeministrit Berisha. Mbi të të rinjtë kishin shkruar “Rilindje” dhe numrin 29 të fitores së Partisë Socialiste. Ndërsa një tortë tjetër, kreut të PS-së ja kishte dërguar nëna e tij, Aneta Rama, për ta ndarë me stafin e bashkëpunëtorëve. Ndërsa 3 torta të tjera i kishin ardhur nga punonjësit e partisë. Shumë mesazhe, telefonata urimi dhe më shumë se sa kurrë më parë ishin dhuratat, jo vetëm nga deputetë, miq e të afërm, por edhe nga simpatizantë të PS-së, brenda e jashtë vendit. Dhuratat nuk kanë mundur të hapen, prej kreut socialist, sepse fill pas festës me stafin, në katin e dytë të selisë, aty ku zakonisht zhvillohen mbledhjet e grupit parlamentar, Rama nisi axhendën e takimeve. Mësohet se shumë prej dhuratave, kanë patur brenda tyre, libra, kancelarira të ndryshme, por edhe dhurata të tjera simbolike.
Në selinë e PS-së kanë ardhur edhe kartolinat tradicionale të urimit, me fjalë të përzemërta që i urojnë jo vetëm jetë të gjatë, por edhe suksese në detyrën e re. Edhe pse kishte ditëlindjen ai ka patur dje një seri takimesh të rëndësishme. Ndërkohë që gjatë drekës dhe darkës ai ka festuar me familjarët e tij, miqtë më të ngushtë, duke preferuar që të mos bëhej diçka e madhe.
DHURATAT E SURPRIZAT PËR KREUN E PS ME RASTIN E DITËLINDJES
• Stafi i bashkëpunëtorëve i ka bërë dhuratë një kopje të gazetës së PD-së, “Rilindja Demokratike” dhe së përditshmes “55” të datave 24 qershor që hapeshin respektivisht me titujt “Fitore” dhe “Shqipëria zgjodhi të ecë Përpara”
• Në zyrën e tij e ka gjetur të shtruar jo vetëm shampanjën, por edhe tortat e shumta që i kanë ardhur me rastin e ditës së lindjes
• Torta e dhuruar nga Forumi i të Rinjve Eurosocialistë ishte në ngjyrën “mavi” ku mbi të ishte shkruar “Rilindje” dhe numrin 29 i fitores së Partisë Socialiste
• Një tortë tjetër, kreut të PS-së ja kishte dërguar nëna e tij, Aneta Rama, për ta ndarë me stafin e bashkëpunëtorëve.
• 3 torta të tjera i kishin ardhur nga punonjësit e partisë.
• Dhuratat, jo vetëm nga deputetë, miq e të afërm, por edhe nga simpatizantë të PS-së, brenda e jashtë vendit. Dhuratat nuk kanë mundur të hapen, prej kreut socialist, sepse fill pas festës me stafin, në katin e dytë të selisë, aty ku zakonisht zhvillohen mbledhjet e grupit parlamentar, Rama nisi axhendën e takimeve.
• Shumë prej dhuratave, kanë patur brenda tyre, libra, kancelarira të ndryshme, por edhe dhurata të tjera simbolike.
• Në selinë e PS-së kanë ardhur edhe kartolinat tradicionale të urimit, me fjalë të përzemërta që i uronin jo vetëm jetë të gjatë, por edhe suksese në detyrën e re.
• Gjatë drekës dhe darkës ai ka festuar me familjarët e tij, miqtë më të ngushtë, duke preferuar që të mos bëhej diçka e madhe.
(d.b/GazetaShqiptare/BalkanWeb)