E Diel, 1 Nëntor 2026

Presidenti Nishani: Janë bërë sulme të pabaza ndaj KLD, unë jua vlerësoj punën

TIRANË-Presidenti Bujar Nishani konstatoi sot se janë bërë sulme të pabaza ndaj Këshillit të Lartë të Drejtësisë.
Kreu i shtetit në cilësinë e kreut të KLD mblodhi sot në një mbledhje anëtarët ku do diskutohej rregullorja e brendshme e këtij Këshilli.
Nishani në fjalën e tij vlerësoi punën e deritanishme të KLD dhe theksoi se ky institucion funksionon vetëm mbi bazën e ligjit e Kushtetutës.

Më tej, Nishani tha se ky Këshill ka sjellë një model të ri të vlerësimit të gjyqtarëve sipas meritës. KLD, tha Nishani, ka marrë vendime të rëndësishme dhe do të vijojë të qëndrojë në këtë lartësi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›