Hamburg interesohet për Shaqirin

Paraqitjet e shkëlqyeshme këtë sezon me Baselin kanë bërë që Xherdan Shaqiri të bëhet objektiv i skuadrave të rëndësishme evropiane. Klubi i fundit që ka shfaqur interesim për futbollistin kosovar është ai gjerman, Hamburg.
Sipas mediave gjermane, talenti 18 vjeç gjatë verës mund të transferohet në futbollin gjerman me ndërmjetësimin e skautit zviceran, Urs Siegenthaler, i cili nga 1 gushti do të emërohet drejtor sportiv i Hamburgut.
“18 vjeçari Shaqiri është bërë objektiv i Hamburgut, i cili më 1 gusht do ta emërojë si drejtor sportiv, Urs Siegenthaler. Ky skaut e ka nisur punën qysh moti, duke e vëzhguar Shaqirin prapa skenës dhe tash planifikon ta transferojë Shaqirin në Gjermani”, shkruante të shtunën uebfaqja zvicerane a-z.ch.
Mesfushori ofanziv nga Gjilani ka shpërthyer këtë sezon me ekipin e tij Basel, me të cilin pati 28 paraqitje dhe 4 gola. Paraqitjet e tija të mira e shpërblyen edhe me ftesën e parë në përfaqësuesen A të Zvicrës, në miqësoret ndaj Norvegjisë dhe Uruguait.
Ai mori nota pozitive nga kjo eksperiencë, ndërsa është në rrethin e 50 futbollistëve që synojnë të jenë në Kampionatin botëror, Afrika e Jugut 2010, bashkë me futbollistët e tjerë shqiptarë, Valon Behrami, Blerim Xhemajli dhe Albert Bunjaku.
Nëse vazhdon të shfaqë paraqitje të tilla, selektori Ottmar Hitzfeld mund ta ketë parasysh një ftesë të mundshme të talentit gjilanas në kompeticionin më të rëndësishëm botëror të futbollit.