Frikë nga rritja ekonomike e Kinës
Nga Express më 28 mars 2011 në ora 20:20
Partnerët kryesor tregtarë të Kinës janë të shqetësuar dhe të frikësuar nga rritja e fuqisë ekonomike të saj. Sipas një sondazhi të realizuar nga BBC, po rritet shqetësimi publik rreth fuqisë ekonomike të Kinës.
Sondazhi është kryer me 28 mijë njerëz në 27 vende. Ai tregon për rritjen e konsiderueshme të anketuarve, të cilët thonë se rritja e fuqishme ekonomike e Kinës është një gjë e keqe.
Shqetësimet janë shprehur te një numër i konsiderueshëm i partnerëve kryesorë tregtarë të Kinës.
Në të gjitha vendet ku është kryer sondazhi, rreth 50 për qind e të anketuarve kanë pasur opinion pozitiv për fuqinë ekonomike të Kinës, ndërsa 33 për qind e tyre kishin mendim negativ.