E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ditelindja e dyte nena Bleonen e mbajne te fshehur

29 Gushti për familjen Bleona Matës nga Kukësi, e zhdukur gati dy vjet më parë, vijon të mbetet një ditë dhimbjeje dhe trishtimi. Nëse Bleona do të ishte në familje, ditëlindja do të ishte një ditë feste, por që tashmë është kthyer në vaj. Nëna e Bleonës, Bukuria thotë për Albanian Screen se kjo ditë për të është e dhimbshme pasi është e dyta datëlindje e vajzës së saj që kujtohet pa vogëlushen.

“Nga dita e zhdukjes së Bleonës kanë qenë të gjitha ditë zie për mua, ditë tragjedie, ditë trishtimi, ditë hidhërimi. Është një vogëlushe që po vuan një vit përditë. Nuk kam lënë asnjë qoshe të botës pa kërkuar për Bleonën sepse më mungon shumë. Vendin e asaj nuk e zë kush”- tha  Bukurie Veizi.

Ajo deklaron se nuk do të ndalë kërkimet e saj dhe mbetet e mendimit se 5 vajzat, që shoqëruan ditën e 22 Majit të vitit 2010 Bleonën për në mal ditën kur ajo u zhduk pa lënë asnjë gjurmë, e dinë mjaft mirë se ku ndodhet vogëlushja dhe se kush e mban atë të fshehur.

“Pesë vajzat e dinë shumë mirë se ku e kanë çuar Bleonën dhe nuk reagojnë për ta gjetur atë. Nuk hedhin hapin e parë për të gjetur vogëlushen e për ta kthyer në shtëpi. Pista është vetëm në Athinë, në shtetin grek, por nuk dihet banesa ku mbahet ajo”- tha Veizi.

Më tej nëna e Bleonës thotë se vijon të ketë kontakte me të gjitha institucionet shtetërore në mënyrë që të bashkëpunojë për gjetjen e vajzës,por deri tani ajo cka I thuhet asaj është se “po punohet për gjetjen e vogëlushes”.

Bleona Mata u zhduk në mënyrë misterioze 22 Majin e vitit të kaluar,kur ishte vetëm 6 vjec e gjysmë, teksa po kulloste bagëtitë bashkë me hallën dhe 4 kushërira të tjera. Që nga ajo kohë kërkimet për të nuk kanë reshtur dhe ato pritet të riaktivizohen në bjeshkën e fshatit, pikërisht aty nga u zhduk vajza.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›