Shperthim ne Kemer. Panik te turistet disa te plagosur

Një shpërthim bombe shkaktoi panic mes pushuesve në një prej plazheve mesdhetare te Kemerit në Turqi. Si pasojë e shpërthimit pati disa të plagosur. Guvernatori i Antalias, ku gjendet edhe zona e Kemerit, tha se 6 persona morrën plagë të lehta dhe se pas marrjes së tratimit mjekësor të gjithë lanë ambjentet spitalore.
Por deklarata e guvernatorit nuk përputhet me atë të deshmitarëve okularë të cilët flasin për rreth 10- 15 persona të plagosur. Sipas agjencisë shtetërore të lajmeve bomba ishte fshehur në rërë dhe plagët u shkaktuan nga sendet e forta dhe gurët që fluturuan në ajër nga shpërthimi. Deri tani askush nuk ka marrë përsipër përgjegjësinë për shpërthimin.