E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ditën e premte, 30 kampionë për ekzaminim

Deri mbrëmjen e djeshme, Instituti i Shëndetit Publik konfirmoi se do të jenë plot 30 kampionë që do të ekzaminohen për grip derri. Këto 30 raste dyshohen të jenë prekur nga influenca AH1N1. Sipas të dhënave paraprake, janë 6 pacientë që mendohet të jenë prekur nga një formë e rëndë e virozës.

Njëri prej tyre është kryer nga Britania e Madhe.

Këtë javë do të nisen më shumë kampionë, duke qenë se situata e gripit të derrit në vendin tonë ka kaluar në një stad tjetër. Pak ditë më parë, autoritetet shëndetësore sqaruan se Shqipëria tashmë ka regjistruar rastin e parë me AH1N1. Masat që duhen marrë duhet të jenë strikte, vigjilenca në maksimum, ndërkohë që informacioni do të rifreskohet ditë pas dite sipas direktivave të Organizatës Botërore të Shëndetësisë.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›