E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Trojanet" e Teatrit Kombëtar, në Turqi

Një prej vepra më të suksesshme teatrore të këtyre kohëve të fundit, tragjedia "Trojanet" e Euripidit, do të marrë pjesë në Festivalin Ndërkombëtar të Teatrit Antik që do të mbahet në Izmir, Turqi, më 28-31 korrik. Produksioni i Teatrit Kombëtar, i cili u ngjit nën drejtimin e regjisorit grek, Vangjelis Thedoropulos, do të jetë pjesë e këtij festivali, i cili mbledh rreth vetes trupat me shfaqjet më të mira teatrore nga bota. Aktorët Margarita Xhepa në rolin e Hekubës, Rajmonda Bulku në rolin e Helenës, Luiza Xhuvani në rolin e Andromakës, Gulielm Radoja, Ema Andrea, Neritan Liçaj etj., kanë nisur provat për këtë pjesëmarrje në Festivalin e Izmirit, i hapur për shfaqjet klasike e bashkëkohore në gjinitë e teatrit, baletit e operës. Festivali Ndërkombëtar i Teatrit Antik në Izmir organizohet prej 20 vitesh tashmë. Pritet që "Trojanet" nga Shqipëria të ngjiten në skenë më 30 korrik.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›