Ditët e artit kosovar në Galerinë e Arteve në Pogradec

Pogradec, 4 qershor, NOA - Në Galerinë e Arteve të Pallatit të Kulturës Lasgush Poradeci shoqata Antik nën kujdestarinë e deputetit Fatbardh Kadilli ka organizuar hapjen e ekspozitës Ditët e artit Kosovar. Ekspozita ishte krejt e veçantë, me pjesëmarrjen e stilistes kosovare Bora Balaj, fotografit të talentuar Shkëlzen Rexha dhe skulptores Amira Berkolli.
Rreth 100 kostume popullore prej 200 vjet më parë të veshura nga vajza të reja të mbledhura dhe stilizuar nga stilistja Bora Balaj, ishin objekt i aparatit të Shkëlzen Rexhës.
Kostumet e stilistes ishin fotografuar mjeshtërisht në mjedisin e Gllojanit, Junikut, Isniqit, Rugovës, Gjakovës, Prizrenit, Gjirokastrës, Shkodrës, Beratit etj.
Stilistja Bora Bala ka ruajtur raportet e ngjyrave pa prishur strukturën e traditës i ka sjellë në kohë kostumet popullore kosovare të restauruara me tërë sharmin e tyre dinamik.
Me këtë ekspozitë dukej potenciali shpirtëror i një populli që do jetën, do lirinë dhe trojet e veta dhe krenohet me kulturën e tij. Vezullimin e kësaj kulture të lashtë e të çmuar dukej në çdo shkrepje të aparatit fotografik të mjeshtrit që e kishte sjellë gjithçka të gjallë.
Por krahas stilistes të shquar Bora Bala dhe mjeshtrit të fotografisë një vend të veçantë zinin edhe pikturat e Amira Berkollit e cila kishte gjetur një mënyrë krejt orgjinale në një paraqitje dinjitoze të kësaj ekspozite të artit kosovar në Pogradec në funksion të asaj tematike .
m.s/NOA
var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETE = "Are you sure you want to delete this comment?"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETEALL = "Are you sure you want to delete all comments?"; var _JOOMLACOMMENT_WRITECOMMENT = "Shkruaj nje koment"; var _JOOMLACOMMENT_SENDFORM = "Posto"; var _JOOMLACOMMENT_EDITCOMMENT = "Edit comment"; var _JOOMLACOMMENT_EDIT = "Edit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE = "Ju lutemi shkruani ne hapesiren e komentit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA = "Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA_FAILED = "Kodi anti-spam u shkrua gabim. Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_EMAIL = "To be notified, please enter your email"; var _JOOMLACOMMENT_ANONYMOUS = "Anonymous"; var _JOOMLACOMMENT_BEFORE_APPROVAL = "Your comment has been queued for moderation by site administrators and will be published after approval."; var _JOOMLACOMMENT_REQUEST_ERROR = "Request failed"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_NEEDREFRESH = ""; jQuery.noConflict(); Komente Shto komentin tend jQuery(document).ready(function(){ jQuery("a.JOSCJQstretchertoogleFORM").click( function(){ jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideToggle(500); return false; } ); }); Shkruaj nje koment Emri: Email: (jo i detyruar) Titulli: Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh function JOSC_afterAjaxResponse(action) { switch(action) { case 'show': case 'response_reply': case 'response_edit': case 'response_quote': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideDown(); return 0; break; case 'hide': case 'response_editpost': case 'response_posted': case 'response_approval': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideUp("fast"); return 0; break; default: return 0; } } if (window.document.URL.indexOf("#CommentForm")