E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ditet e filmit gjerman ne Tirane

Me deshiren per te njohur publikun kryeqytetas me kinematografine gjermane, kane nisur “Ditet e filmit gjerman”, organizuar nga shoqata kulturore “Robert Schwartz” ne kuader te muajit tetor, i cili i dedikohet kesaj kulture.

Nga data 17 deri ne 21 tetor, me hyrje te lire, do te shfaqen shtate filma me tematika te ndryshme. “Jane filma me tema sociale dhe me nje ton shume te forte satirike, por ka edhe filma te tjere me aktuale”, eshte shprehur kryetar i shoqates gjermano-shqiptare “Robert Schwartz”, Ardian Klosi.

Me teme aktuale ishte edhe filmi qe celi ditet e kinematografise gjermane “Ne anen tjeter”. Me regji te Fatih Akin, turk me origjine gjermane, ky film qe ka fituar disa cmime, sjell temen e emigracionit, duke nderthurur dy kultura, ate turke me gjermanen.

Tematika te tjera do te sjellin filmat qe do te shfaqen ne ditet e ardhshme, nga ato impenjative, ne komedi, por edhe dokumentare. Disa nga filmat e tjere jane: “Kush vdes me heret, eshte me gjate i vdekur”, apo “Pishina e princeshave”, qe do te shfaqen tek Akademia e Arteve, perkatesisht ne oret 17:30 dhe 20:00.

Filmi i fundit qe do te shfaqet me date 21 ne kinema “Millennium” eshte “Jeta e te tjereve”. Ne qender te tij eshte pergjimi i intelektualeve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›