‘Shansi i fundit’, sekuestrohen 150 kg kanabis sativa
Operacioni i koduar ‘Shansi i fundit’ nga policia e Lezhës ka bërë të mundur sekuestrimin e 150 kg kanabis, 30 rrënjë bimë kanabis, si dhe 8 kg farë kanabis. Ky operacion ka përfunduar me arrestimin e Edmir Hasmeziraj.
LEZHE- Në një operacion antikanabis në malësinë e Kurbinit, të kryer nga policia e Lezhës është bërë e mundur sekuestrimi i 150 kilogram kanabis, 8 kilogram farë kanabis, si dhe 30 rrënjë bimë kanabis. Këto sekuestrime janë kryer gjatë një kontrolli të ushtruar në 3 banesa në këtë zonë. Operacioni i koduar “Shanci i fundit” ka përfunduar me arrestimin e Edmir Hasmeziraj, ndërsa është shpallur në kërkim i afërmi i tij Elez Hasmeziraj. Policia sqaron se përveç lëndës narkotike, në 3 shtëpitë një prej të cilave ishte e braktisur, janë gjetur dhe disa arka me fishekë. Forcat blu të komisariatit të Lezhës po vijojnë kërkimet në zonë, për gjetjen e të tjera zonave me kanabis si dhe po punon për gjetjen e të kërkuarit tjetër.
(a.r/news24/balkanweb)