E Diel, 1 Nëntor 2026

Iballë, banorëve ju mungon shërbimi shëndetësor

Banorët e fshatin më të thellë Iballë të rrethit të Pukës vuajnë mungesën e shërbimeve shëndetësore që duhet tu ofrojë Qendra Spitalore. Në këtë komunë mungon një autoambulancë që duhet të jetë për këta banorë në një shërbim 24 orë. 

PUKE- Banorët e fshatit Iballë në rrethin e Pukës, të cilët jetojnë në zonën më të thellë veriore të vendit, vuajnë mungesën për shërbimet shëndetësore që duhet të ofrojë qendra shëndetësore e Komunës. Kryetari i fshatit Iballë Ndue Nika, i cili përballë çdo ditë me ankesat e banorëve, bënë të ditur për televizionin “News24” se për raste urgjencash, banorët e zonës detyrohen të marrin automjete taksi për të përcjellur rastet e urgjencave drejt spitalit të Fushë Arrëzit apo atij të Pukës.
Nikaj i ka bërë thirrje strukturave më të larta të shtetit, që të reagojnë përballë shqetësimit të banorëve, pasi dimri do të jetë mjaft i vështirë për tu kaluar ne këtë mënyrë.
Lidhur me këtë shqetësim mjeku i qendrës shëndetësore Geit Bejtja, ka pohuar se “autoambulanca aktuale është jashtë kushteve për transportin e të sëmurëve, ç’ka e bënë këtë mjet afunksional.
Komuna e Iballës është komuna më e thellë e veriut të Shqipërisë, e cila përgjatë tre muajve të dimrit mbetët totalishtë e bllokuar nga reshjet e dëborës.
(a.r/news24/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›