E Shtunë, 31 Tetor 2026

Formula 1 si futbolli, kartone te verdhe dhe te kuq

Ecclestone kerkon te marre pak nga futbolli, duke ideuar denimin e piloteve me karton te verdhe dhe te kuq ne rast gabimi.

Pronari i Formula 1, Bernie Ecclestone po provon te gjitha menyrat per te mbajtur ne krye te sporteve edhe garen me te famshme me makina. Kete here, bosi britanik kerkon te marre pak nga futbolli, duke ideuar denimin e piloteve me karton te verdhe dhe te kuq ne rast gabimi. Sipas Ecclestone, kete privilegj duhet ta kete vetem gjyqtari i gares, pasi sipas tij, ai qe gabon me shume nuk duhet te garoje ne cmimin e radhes.

“Kjo do te sherbeje per te evituar denimin e cdo gjesti te vogel, pasi perndryshe, pilotet nuk do tentojne te bejne me parakalime. Rregullat duhet te respektohen dhe nese nje gje e tille nuk ndodh, atehere kjo nuk do te jete nje dicka pozitive per Formula 1”, shpjegon manjati anglez. Me tej, ai ka mbrojtur vendimet e komisareve te gares se Japonise, duke theksuar se pilotet thyen rregullat.

“Do te deshiroja nje arbiter mbi te gjithe, ne gjendje te tregoje kartonin e vardhe ose te kuq si ne ndeshjet e futbollit. Per kedo duhet te kete denim ne rast te thyerjes se rregullave. Disa do te meritonin kartonin e kuq, ndersa disa te tjere te verdhin. Kur ke disa kartone te verdhe, atehere mund ta besh pushim garen e radhes”, sqaron Ecclestone.

Ne vijim, ai u foli edhe per luften e ashper mes Massa-s dhe Hamilton, duke pohuar se te dy kane treguar se e meritojne titullin kampion. “Nese nuk arrijne te fitojne, duhet te nxehen me skuderite e tyre pasi Ferrari dhe McLaren kane bere me shume gabime se pilotet”, nenvizoi bosi i Formula 1.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›