Ditët e fundit në BB
Një ditë e acaruar ka kaluar mes banorëve të shtëpisë së “Big Brother”. “Grupet” janë grindur shpesh mes njëri-tjetrit për arsye nga më të ndryshmet. Ata nuk tolerojnë duke bërë në këtë mënyrë që edhe ditët e fundit të këtij “reality show” të kalojnë mes zënkash, keqkuptimesh dhe ndarjesh mes tyre.
Jona: “Miri dhe Erioni, të veçuar. Sjellje e pafalshme”Klodi, Jona e Domi bisedojnë për largësinë dhe ftohtësinë nga ana e dy djemve, Jetmirit dhe Erionit. Domi shprehet se dhe pse janë ditët e fundit të lojës, ata nuk marrin mundimin të qëndrojnë pak të gjithë bashkë për të shkëmbyer dy fjalë. Jona thotë se mbrëmë ka vënë re se kur kërcenin valle, sapo ngriheshin grupi i tyre për të kërcyer, Jetmiri ulej. Jona shton se këto janë të pafalshme dhe duken sjellje prej fëmije pesëvjeçar. Klodi shprehet se djemve mund të mos u pëlqejnë bisedat e palës tjetër, dhe Domi përgjigjet se nuk është e rëndësishme në i pëlqejnë apo jo, por përderisa janë aty duhet të qëndrojnë të bashkuar, pasi asnjëri nuk i ka bërë ndonjë gjë të keqe dikujt tjetër. Jona shprehet se me sa duket djemtë e kanë mendjen te çmimi dhe ajo nuk mund të bëjë asgjë për këtë. Domi shton se kjo situatë i duket qesharake e Jona thotë se është për të ardhur keq. Jona shprehet se aty ajo ka parë shembullin konkret se si mund të ndryshojë njeriu për para dhe Domi shton se Jetmiri mund të jetë i gatshëm që të përdorë dhe dhunë vetëm që të arrijë qëllimin e tij.
Erioni kërkon të luajë me JonënDjemtë flasin për gjëra të ndryshme duke ndërruar disa herë temë diskutimi. Jashtë del edhe Jona e cila ulet përballë djemve dhe këndon me muzikën në sfond. Herë pas here edhe ajo ndërhyn në bisedat e djemve dhe jep ndonjë mendim të sajin për çështjet që ata flasin. Erioni fillon të ngacmojë Jonën duke e lagur fillimisht me ujë dhe më pas tenton që ta lagë edhe me ‘coca-cola’. Jona i kërkon që të ndalojë, sepse ajo nuk dëshiron që të luajë, për më tepër që është në një moment qetësie. Kështu, Erioni nuk e vazhdon më tej lojën, por herë pas here e ngacmon Jonën duke folur me ironi. Teksa flasin për golfin si sport Erioni thotë se golfi është njohur si loja e borgjezisë, e njerëzve të pasur, ndërkohë që Jona ka luajtur golf dhe është një ndër sportet që ajo pëlqen.
Jona: Mirin nuk e llogaris fareKlodi gatuan peshk për darkë dhe teksa është në përfundim e sipër i vijnë në ndihmë edhe dy vajzat e shtëpisë. Gjatë kësaj kohe ata flasin për gatimin dhe në një moment Jona thotë se ka porositur verë dhe ajo do të ndahet mes katër banorëve. Domenika i thotë se është dakord me të, madje do të donte që ta ndanin mes treve duke përjashtuar edhe Erionin bashkë me Jetmirin. Ndryshe nga Domenika Klodi i thotë Jonës se përse do që të mos i japë verë Jetmirit. Jona fillon të shajë Jetmirin duke thënë se ai njeri për të nuk ekziston duke komentuar disa nga shprehjet e Jetmirit gjatë një debati mes tyre. Pas kësaj bisede, ata vendosin që të shtrojnë tavolinën. Banorët ulen në tavolinën jashtë dhe fillojnë të hanë darkën aty duke e shoqëruar edhe me verë. Jona i qëndron besnike fjalës së saj dhe kur ndan verën nuk hedh verë në gotën e Jetmirit. Ky i fundit nuk reagon fare, por vazhdon të hajë në heshtje.
Miri: Jona, je fëmijë kopshtiPasi mbarojnë së ngrëni dhe pas bisedave të ndryshme, banorët fillojnë të kërcejnë me muzikën e përzgjedhur nga “Vëllai i Madh”. Banorët kërcejnë për një kohë të gjatë dhe pas argëtimit vendosin që të pastrojnë tavolinën që vazhdon të jetë e mbushur me ato që banorët lanë pas ngrënies së darkës. Gjatë kësaj kohe mes banorëve lind një debat. Banorët ulen pranë tavolinës ku hëngrën darkë, ndërsa Klodi fillon që të pastrojë tavolinën. Ai u kërkon banorëve që ta ndihmojnë në pastrimin e tavolinës. Jetmiri i thotë se ai sonte e ka pushim dhe nuk çohet, ndërsa Jona dhe Domenika çohen që të ndihmojnë Klodin. Jona i thotë Jetmirit që ndërsa qëron fruta, mbeturinat të mos i lërë në tavolinë të paktën për respektin e të tjerëve. Jetmiri i thotë se ai nuk do që t’i heqë mbeturinat, madje nuk ka as respekt për asnjë njeri. Jona i thotë se fytyrën e tij tregon me këtë rast. “Ik o fëmijë kopshti, ti s’ke marrë patentën akoma për maxhorene”, ia kthen Miri. Jona vazhdon të pastrojë dhe debaton me të, por Miri i thotë se nuk do që të flasë fare.
Domenika: Miri është shumë egoistKlodi i thotë Domenikës se Jetmiri disa herë i ka zënë në gojë moshën e tij, por nuk e di akoma se ku do që të dalë me këtë. Domenika thotë se ajo ka vënë re që Jetmiri është shumë egoist. Ajo komenton një pjesë të mirë të sjelljeve dhe shprehjeve të Jetmirit, sidomos ato të ditëve të fundit ku Miri nuk bën asnjë punë në shtëpi duke thënë “jam pushim” dhe për më tepër asnjëherë nuk mendon që t’i ndajë gjërat me pjesën tjetër të banorëve. Ndër të tjera, Klodi dhe Jona komentojnë edhe ngacmimet me Jonën. Domenika fajëson Jetmirin duke thënë se ai nuk ka asnjë të drejtë që të sillet në atë mënyrë me Jonën dhe t’i flasë me një gjuhë ashtu siç do ai. Domenika thotë se është shumë e shëmtuar që edhe javën e fundit ata në shtëpi të rrinë të ndarë në grupe duke marrë shkak nga kërcimet, diskutimet etj.
Vazhdojnë grindjet mes Jonës dhe MiritJetmiri dhe Erioni pas diskutimit që patën për fëmijërinë ku pjesë e bisedës ishte edhe Klodi, bëjnë komete duke thënë se Klodi gjithmonë ka tendencën që në çdo bisedë të tregojë se është një njeri i vuajtur. Jetmirin dhe Erionin duket se i ka shqetësuar fakti që Klodi në çdo diskutim që bëjnë flet për vuajtjet e tij. Jetmiri thotë se Klodi e bën këtë gjë vetëm për spektakël, për të marrë mëshirën e publikut, por në të vërtetë vetëm gardëroba e tij është shumë e kushtueshme dhe nga markat më të njohura. Në dhomën e gjumit ndodhet edhe Jona, e cila përpiqet që të flejë, por nuk ka mundësi, pasi e shqetësojnë bisedat e djemve. Ndër të tjera Miri fillon që t’i tregojë Erionit për sjelljen e banorëve gjatë lojës që ai u bëri në oborr duke u kërkuar që të gjenin një ndryshim. Miri fillon të flasë edhe për Jonën pa e vrarë shumë mendjen se ajo po e dëgjon dhe thotë se ajo i duket si fëmijë 10 vjeç. Jona i flet Mirit me një gjuhë mjaft arrogante duke i thënë “boll se na çave veshët, nuk harxhon njeri kohën me ty... qepe tani”. Jetmiri nuk i kthen përgjigje, por fillon që të këndojë me zë të lartë. Jona këtë herë nuk i flet fare. Pas disa minutash, Jona i thotë se ai duhet të pushojë të paktën për respekt, për më tepër që ajo e ka bërë një gjë të tillë më parë për të. E ndërsa Jona flet, Jetmiri nuk e dëgjon fare duke biseduar pa lidhje me Erionin. Kjo gjë duket se acaron shumë Jonën, e cila shpërthen sapo në dhomë hyn Klodi. Jetmiri përshëndet Klodin me shaka dhe Jona fillon të bërtasë, duke i thënë Klodit që të mos i flasë fare Jetmirit, sepse ka një orë që bashkë me Erionin bëjnë thashetheme për të. Jona fillon që të flasë shumë shpejt duke i radhitur Klodit të gjitha ato që kishin folur Jetmiri dhe Erioni për të. Klodi fillimisht nuk reagon aty, por del në sallon duke u thënë se nëse kanë ndonjë gjë me të mund t’ia thonë.
Erioni dhe Klodi, përballë njëri-tjetritPas një kohe të gjatë thashethemesh edhe dy djemtë futen në dhomën e gjumit dhe Erioni fillon të ngacmohet me ironi me Jonën dhe Klodin. Klodi i thotë se ai është njeri i vuajtur dhe Erioni ia kthen “si gjithë të tjerët”. Kjo ka bërë që mes Erionit dhe Klodit të lindë një tjetër debat ku Erioni i thotë se ai e di që Klodi ka vuajtur në jetë, por kjo nuk do të thotë se ai duhet ta thotë këtë gjë në çdo debat dhe diskutim, pasi edhe të tjerët kanë vuajtur. Klodi preket dhe i thotë se ai është rritur jetim dhe kjo është shumë lënduese, përveç fakteve që ai nuk e ka pasur një fëmijëri si ata. Në këtë moment, në diskutim ndërhyn edhe Domenika e cila i thotë Erionit se përse ata e shohin si me bezdi faktin që Klodi ka kaluar shumë vuajtje në jetë. Domenika dhe Klodi i thonë Erionit se po bëhet si Kika që thoshte se Klodi viktimizohet. Erioni i thotë Domenikës se mënyra se si ia thotë ai Klodit gjërat, e di ai se si ia thotë dhe për këtë nuk ka nevojë që të gjykojë as ajo, asnjeri tjetër. Domenika i thotë se ajo po kupton se ai shqetësohet nga jeta e Klodit. Erioni e mohon këtë dhe thotë se realisht i vjen keq për këtë, por nuk i vjen mirë që Klodi e përmend shpesh. Klodi i thotë që të mos luajnë me dhimbjen e tjetrit. Erioni i thotë se askush nuk luan me dhimbjen e njeriut, por problemi është kur njeriu luan me dhimbjen e vet. Domenika i thotë Erionit: “Që ti e ke pasur jetën vaj, një tjetër nuk e ka pasur një jetë të tillë”. Erioni i thotë: “Ku e njeh ti jetën time se si ka qenë, por mua realisht më bezdis që Klodi e përmend të njëjtin muhabet disa herë”. Debati i tyre vazhdon për një kohë të gjatë ku Klodi i thotë se e priste që Erioni t’ia thoshte në sy gjërat. Erioni i thotë se tashmë ata janë përballë njëri-tjetrit dhe në sy po i thonë të gjitha. Edhe Jetmiri ndërhyn në debat, duke qeshur dhe luajtur me nervat e banorëve. Edhe Jona sapo flet Jetmiri, fillon që të reagojë edhe ajo. Po afron mëngjesi dhe banorët vazhdojnë të debatojnë herë me tone të larta dhe nerva, herë me ironi dhe të qetë. Pas debateve, vajzat kërkojnë që të flenë dhe banorët kështu bëjnë me përjashtim të Jetmirit i cili qëndron edhe për disa orë në oborr.
#