E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqipëria është kulturë shpall fituesit

Aktiviteti Projekti synonte afrimin e të rinjve me kulturën

Një ceremoni për shpalljen e fituesve ka kurorëzuar aktivitetin “Shqipëria është kulturë”. Iniciativa e Universitetit Europian të Turizmit në bashkëpunim me MTKRS-në dhe Bashkinë e Fierit ka pasur si qëllim t’i afrojë më shumë të rinjtë drejt pasurive kulturore e të bëhen gjithashtu forcë promovuese e tyre në funksion të turizmit. Nga data 6-10 maj, në Parkun e Apolonisë, u zhvilluan një sërë aktivitetesh me të rinj të përzgjedhur nga një juri e drejtuar nga Agron Xoxa. Një projekt mbi Nënë Terezën është shpallur fitues i kësaj gare që ka zgjatur për muaj me radhë. Portreti i realizuar nga studentët e grafikës së Akademisë së Arteve, Florian Salla, Erjet Muçollari, Rojsil Vrapi, Lindar Muçaj dhe Ermir Bilani, përveçse i dedikohet bamirëses së njohur, promovon njëkohësisht turizmin. Krahas çmimit të madh, të tjerë trofe inkurajues u ndanë për të rinj pjesëmarrës në gjini të ndryshme artistike. Grupi “Alen” fitoi për kërcimin modern, për balet solo modern Besmir Sula, vashat shkodrane për vallen tradicionale, Emeralda Baha për pikturë e skulpturë (ndërkohë që çmimin e dytë në këtë gjini e fitoi Gejsi Tafa, student në vitin e tretë në liceun artistik “Jordan Misja), Maria Prifti për këngëtarët, Laura për grupet rrok, Liridona Gashi dhe Aida Shkëmbi për aktrim monolog, Rafael Hoxha për pantonimet, Esmeralda Sokoli për krijimtari, Flavia Myrtaj për aktrim në poezi, Fabian çesma ka fituar mes instrumentistëve, Emiljano Peçi për vepra artizanale dhe Brilanta Kadillari për konstelacione. Pas këtij aktiviteti, të rinjtë do të bëjnë një tur nëpër Europë për të prezantuar kulturën dhe turizmin shqiptar.

#

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›