Saimir Pirgu sjell Tinguj Europianë në Tiranë
Samir Pirgu, tenori i njohur shqiptar, do t’i kthehet skenës së Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit në Tiranë në një koncert të organizuar me rastin e Ditës së Europës 2010. Nën titullin “Tinguj Europiane”, ky koncert do të zhvillohet më 16 maj. Zëri i tenorit Pirgu do të shoqërohet edhe nga Orkestra Simfonike e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit, nën dirigjimin e mjeshtrit Zhani Ciko. Pirgu do të sjellë për publikun në skenë pjesë nga Mozart, “Idomeneo”, “Cosi Fan Tutte”, nga Donizetti “L’elesir d’amore”, nga kompozitori shqiptar Prenk Jakova “Skënderbeu”, “Macbeth” nga Verdi dhe “Rigoletto” nga Massenet “Werther” dhe Cilea “L’Arlesiana”. Do të vijojnë më pas uverturat e Idomeneos “Fuor del mar”, ajo e Ferrendos “Un aura amorosa”, aria e Lek Dikagjinit “Kjo zemra ime vlon si ujë i valë”, etj.
#