E Shtunë, 31 Tetor 2026

Krimet e Rënda kërkojnë 23.5 vjet burg për dy trafikantë

Pretenca

Prokuroria e Krimeve të Rënda i ka kërkuar gjykatës shpalljen fajtor të dy të pandehurve që akuzohen për trafik narkotikësh dhe dënimin e tyre me 23.5 vite burg. Organi i akuzës kërkoi nga gjykata të dënojë me 10 vjet e 6 muaj burgim të pandehurin Flamur Xeka, ndërkohë që për bashkëpunëtorin e tij, Ernest Aliaj, akuza kërkoi 13 vjet burgim. Sipas hetimeve të pandehurit u arrestuan më 23 janar të këtij viti, ku në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë tentuar të trafikojnë 14 kg lëndë narkotike e llojit kanabis sativa. Nga hetimet ka rezultuar se në sajë të një informacioni të mbërritur ka sjellë edhe vënien nën hetim të 38-vjeçarit Ernest Aliaj, i cili dyshohej për shpërndarje të lëndëve narkotike. Në momentin që i pandehuri Flamur Xeka dhe i afërmi i atij, Shkëlqim Xeka, i janë drejtuar Portit të Durrësit, është dhënë urdhri për kontrollin e tyre. Pas kontrollit të tyre policia gjeti në shasinë e makinës tip “Fiat” me targa BG820XV, sasinë prej 14 kg kanabis sativa. Në këtë proces janë të pandehur vetëm Flamur Xeka dhe Ernest Aliaj, ndërsa dosja për Shkëlqim Xekën është veçuar.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›