"Ditët e mia në haremin e Ali Pashë Tepelenës"
Kujtimet e të huajve që udhëtonin në sarajet e Ali Pashë Tepelenës kanë sjellë deri në ditët e sotme përfytyrimin për këtë figurë dhe qeverisjen e tij. Ndër udhëtarët që na kanë lënë kujtimet e tyre nga takimet me Ali Pashë Tepelenën, është edhe Henri Holland (Henry Holland), anglezi që u bë mjeku i besuar i vezirit të Janinës. Sapo kishte mbushur 24 vjeç kur zbriti në nëntorin e ftohtë të vitit 1812 në skelën e Prevezës, të cilën Aliu ua kishte rrëmbyer francezëve. Qëndroi për një vit dhe gjithçka që pa e përjetoi e ka shkruar në një libër kujtimesh. "Udhëtime në ishujt Jonianë, Shqipëri, Thesali, Maqedoni etj., gjatë viteve 1812 dhe 1813" është botuar së fundmi në shqip nga "Migjeni", nën përkthimin e Arbëra Dodit. Sarajet madhështore, portreti i Ali Pashës, zakonet shqiptare, haremi i vezirit, përshkruhen me hollësi nga udhëtari britanik, i cili pasi humbi sëndukun me shënime dhe skica hartash që kishte bërë, shkroi gjithçka në sajë të kujtesës.
Sarajet e Ali Pashës janë një grup i pafund ndërtesash të larta dhe të vendosura mbi një kodrinë që zotëron mbi çdo pjesë të qytetit. Mure guri të larta dhe masive, në pjesë të ndryshme kanë topa të vendosura mbi to. Disa pjesë të ndërtesës janë shtruar së fundmi, meqë ka lindur nevoja për zgjerimin e saj. Pavarësisht kësaj parregullsie, madhësia dhe stili i ndërtesës shfaqin një pamje të mrekullueshme. Stili i ndërtimit është krejtësisht turk. Çatitë dalin shumë më përpara sesa fasadat e ndërtesave, ndërsa dritaret vendosen në radhë poshtë tyre. Muret dekorohen larmishëm me piktura, herë-herë me peizazhe, por në të shumtën e rasteve me ornamente dhe pa një pikturim uniform. Hyrja në saraje është tejet e keqe. Ajo rrethohet nga rrugë të ngushta dhe të errëta, pa ndonjë shenjë që të shënojë afrimin në pallatin e udhëheqësit shqiptar. U futëm në një portë të gjerë, të drunjtë, më pas në një hapësirë të madhe dhe të çrregullt, në dy anët e së cilës ishin ndërtesat e sarajeve. Një anë e tretë zihej nga një grazhd i gjatë, i drunjtë, siç mund të kuptohej, për mbajtjen e kuajve, që vazhdimisht hynin e dilnin nga pallati. Kjo hapësirë shfaqte një skenë kurioze dhe interesante. Ajo ishte mbushur me luftëtarë shqiptarë të vezirit.
...Ishim të shoqëruar nga zoti Kolovo, i cili ishte bashkuar me ne që te porta e sarajeve dhe tani na shërbente si përkthyes. U hap një perde dhe ne hymë në dhomën e Ali Pashës. Coup d‘oil (vështrimi) i parë ishte mbresëlënës. Ky ishte një sallon i madh, i lartë, i ndarë në fundin e tij me katër shtylla të zbukuruara mjeshtërisht. Një radhë e gjatë dritaresh në pjesën fundore të dhomës krijonin të njëjtën pamje të mrekullueshme si ajo nga hajati. Dekoracionet e brendshme të dhomës shfaqnin shumë stolisje të tepruara. Ngjyrat mbizotëruese të mureve të pikturuara, tavani dhe mobiliet ishin purpur, blu dhe e verdhë. Ngjyra e fundit vinte nga prarimi solid dhe i shumtë që ishte shpërndarë në zbukurimet në çdo cep të dhomës. Tavani ishte ndarë në katrorë të punuar në mënyrë shumë interesante me dru dhe gdhendur me kujdes...
Këto vëzhgime të atypëratyshme nuk i bëra në çastin e hyrjes në dhomë. E gjithë vëmendja jonë ishte përqendruar tek Ali Pasha, pamja e të cilit përbënte pjesën më tërheqëse të panoramës që kishim përpara. Ai ishte ulur sipas mënyrës turke, me këmbët e kryqëzuara nën vete, menjëherë pas zjarrit, në një minder disi më të ngritur se pjesa tjetër dhe të pasur me zbukurime. Në kokë mbante një kësulë të lartë të rrumbullakët, në ngjyrë blu të thellë dhe anëve kishte thekë të praruara. Rroba e tij e jashtme ishte prej cohe të verdhë, po njëlloj qëndisur me luks. Dy veshje të brendshme me vija të larmishme ngjyrash dhe që derdheshin lirshëm nga qafa te këmbët, mblidheshin vetëm te mesi nga një rrip i qëndisur, ku ishin vendosur një pisqollë dhe një kamë, punuar me një bukuri dhe delikatesë mjeshtërore. Dorezat e këtyre armëve ishin mbuluar me diamante, perla dhe smeralde me përmasa të mëdha dhe bukuri të rrallë. Në gishtat e tij veziri kishte vënë shumë unaza me diamante të mëdhenj dhe bishti i gjatë dhe i përkulur i llullës ishte po njësoj i zbukuruara me një shumëllojshmëri xhevahiresh.
Më tepër se sa veshja e tij, ishte shprehja e fytyrës së Ali Pashës që në ato momente tërhoqi vështrimin tonë të etur. Është e vështirë të përshkruash tiparet, qoftë në detaje, qoftë në përgjithësi, për t‘i përcjellë kështu ndonjë mbresë të veçantë lexuesit. Nëse do të përshkruaja tiparet e Aliut, do të flisja për fytyrën e tij të gjerë dhe të mbushur; ballin e gjerë e të zbuluar, të përshkuar nga shumë hulli të thella; syrin zhbirues, që nuk shprehte egërsi; hundën e pashme dhe të formuar mirë; mustaqet dhe mjekrën e gjatë që derdhej mbi kraharorin e tij. Ngjyra e lëkurës së tij është disi më e bardhë se ç‘është e zakonshme mes turqve. Pamja e tij e përgjithshme nuk tregon më tepër sesa mosha e tij e vërtetë, gjashtëdhjetë ose gjashtëdhjetë e një, veçse mjekra e tij është më e bardhë nga ç‘është e zakonshme në këtë moshë. Qafa është e shkurtër dhe e trashë, shtati i bëshëm dhe i rëndë. Për trupin pata më vonë rastin të sigurohem, të jetë i gjatë rreth pesë këmbë e nëntë inç (1.70 m). Pamja e përgjithshme dhe shprehja e fytyrës janë të këndshme dhe balli, veçanërisht, është një pjesë tërheqëse dhe e madhërishme. Shumë nga talenti i këtij burri nuk mund të kuptohet nga pamja e jashtme, por cilësitë morale nuk mund të përcaktohen dot në këtë mënyrë. Nga vëzhgimet rastësore të një të huaji, si dhe nga përvoja ime personale, mund të them se ai është i hapur, i qetë dhe tërheqës. Mundësitë mu dhanë më vonë ta vështroja përtej kësaj shprehjeje të jashtme. Ai ishte si zjarri i një sobe që digjet egërsisht nën një sipërfaqe të lëmuar dhe të shkëlqyer. Kur ne hymë në dhomë, veziri u përkul përpara, pa u ngritur nga divani i tij dhe mbështeti dorën mbi kraharor, një mënyrë kjo hirplote dhe plot dinjitet e përshëndetjes, siç është zakoni kudo në Lindje.
...Përpara se pritja jonë të përfundonte, ai përmendi faktin se ishte informuar që unë isha mjek dhe më pyeti nëse kisha studiuar mjekësi në Angli. Kur iu përgjigja pozitivisht kësaj pyetjeje, ai shprehu dëshirën të këshillohej me mua për sëmundjet e tij përpara se të largoheshim nga Janina, një propozim të cilin e pranova, megjithëse jo pa drojë në dhënien e diagnozës në rastin e një pacienti të këtillë. Ai na lejoi të largoheshim me shumë kënaqësi, pasi kishim ndenjur me të rreth një gjysmë ore.
...
Ndërsa po i kënaqeshim qëndrimit tonë në Janinë, peizazheve të reja, shoqërisë dhe mënyrës së jetesës, marrëdhëniet e mia me vezirin u bënë më të shpeshta për shkak të çështjes mjekësore që na lidhi... Ndërsa drekoja me zotin Pukëvil, një nga skllevërit e zinj të sarajeve, më pruri një shënim nga Kolvo, që shkruante se veziri dëshironte të më takonte. Vajta menjëherë në saraje, ku më shoqëruan te një dhomë në një zonë të ndërtesës që ishte akoma e panjohur për mua. Dhoma, më pak madhështore nga ato në të cilat kisha takuar vezirin më parë, ishte zbukuruar me ngjyra të ndezura dhe mbulesat e mindereve ishin qëndisur me luks. Këtu e gjeta Ali Pashën të ulur në një minder pranë zjarrit. Dragomani (shoqërues dhe përkthyes) qëndronte përpara tij, ndërsa disa roja të armatosura ishin në fund të dhomës. Pak çaste pas mbërritjes sime, rojat u urdhëruan të largoheshin dhe veziri hapi pa vonesë bisedën, për të cilën kishte kërkuar praninë time. Fillimisht ai shpjegoi nëpërmjet përkthyesit se kishte pasur tejet dëshirë të konsultohej me një mjek anglez për sëmundjet e tij dhe tha se ishte i lumtur që iu dha rasti me mbërritjen time në Janinë. ...Gjatë asaj periudhe ai nuk vuante nga asnjë çrregullim akut. Simptomat e tij ishin kryesisht të një natyre kronike, pjesërisht si rezultat i moshës, pjesërisht nga rrethanat e jetës së tij të mëparshme, shoqëruar me simptoma të tjera, nga vëzhgimet e mia, të cilat kërkonin përdorimin e mënyrave parandaluese, për të paraprirë rrezikun ndaj së keqes. ...Siç e kishim lënë, unë shkova në saraje të nesërmen së bashku me zotin Metaksa, me anë të së cilit, meqë ishte vetë mjek, kisha më tepër lehtësi të bisedoja me vezirin. Ai më shfaqi fakte të tjera mbi shëndetin, disa prej tyre imagjinare, të tjerat prej natyre të parëndësishme. Ai kishte frikë se mos i kish mbledhur barku ujë dhe më rrëfeu, nëse më kujtohet mirë, se i ati apo dikush nga familja i kish vdekur nga ajo sëmundje. Prej vizitës që i bëra, u mundova ta siguroj se nuk kishte arsye për t‘u alarmuar.
Haremi
Haremi i Ali Pashës formon një zonë të dallueshme dhe shumë të madhe në sarajet e tij. Ai është i mbyllur nga jashtë me mure guri të larta, për t‘i dhënë pamjen e një fortese, por brenda ka kopshte dhe vende të tjera të hapura për komoditetin e banoreve të shumta. Doket e rrepta turke më ndalonin të hyja ndonjëherë në këtë penetralia domus (shtëpi e fshehtësive), por për shkak të lidhjeve mjekësore me vezirin, sidomos gjatë qëndrimit tim të fundit në Janinë, mësova shumë gjëra në lidhje me brendësinë e haremit, ku kisha edhe dy të sëmura femra brenda mureve. Megjithatë, unë mund të flas për pamjen e haremit vetëm me të treguar. Dhomat thuhet se janë të veshura me një shkëlqim marramendës dhe pasi pashë më vonë një ndërtesë boshe të destinuar për të njëjtën gjë në sarajet e reja në Gjirokastër, mund ta besoj lehtësisht pohimin. Numri i femrave në harem thuhet se e kalon treqind, por midis tyre përfshihen shërbyeset e shumta, valltaret, e të tjera, që plotësojnë luksin e vendit. Femrat janë me kombësi të ndryshme: greke, turke, shqiptare, çerkeze etj., dhe në të shumtën e rasteve janë blerë sipas traditave të Lindjes. Punët në një harem turk janë përshkruar shpesh dhe nuk ka nevojë të përsëriten. Banjat, muzika, vallëzimi, rrëfenjat, qëndismat dhe veshja zënë pjesën më të madhe të kohës. Shfaqja e idiotësisë, formula magjike dhe marifete të ndryshme që i referohen naivitetit, janë argëtimet rastësore të atij vendi. Kur veziri shpërngulet të jetojë diku tjetër për një farë kohe, femrat e marra prej tij transportohen me karroca të mbuluara, për të vazhduar "mbylljen" edhe gjatë këtij intervali udhëtimi. Nevoja dhe dëshira për edukim mund ta lehtësojë këtë skllavëri fizike dhe morale, por po ta kërkosh këtë si një të drejtë të përgjithshme, është e pamundur, megjithëse janë bërë përpjekje.