Durrës, moti i keq, pezullohet puna në port

Vështirësohet situata në portin e Durrësit. Moti i keq i shoqëruar me rreshje dhe erë të fuqishme ka bërë që të vihen në rrezik disa anije peshkimi që ndodhen në port. Burime portuale bëjnë të ditur se nga era e fortë,20m/sec në drejtim të lindjes, dhe dallgët e fuqishme, anijet po përplasen vazhdimisht me njëra tjetrën. Ndërkohë që forca e detit ka arritur në tetë ballë.Porti ka pezulluar punën në të gjithën sektorët me urdhër të kapitenerisë. Po ashtu janë pezulluar edhe të gjitha lundrimet. Moti i keq është bërë shkak për ankorimin me vonesë të tragetit të linjës Bari-Durrës.