E Diel, 1 Nëntor 2026

Premci: Britania te ekstradoje kriminelet shqiptare

Drejtori i pergjithshem i policise shqiptare, Ahmet Premci, kerkon nga autoritetet britanike te ekstradojne kriminelet shqiptare qe fshihen ne Angli.

Shume prej tyre, te akuzuar per vrasje, kane kerkuar azil dhe kane fitar shtetesine britanike. Premci deklaroi ne nje interviste per te perditshmen britanike “Daily Telegraph” se gjykatat britanike kane penguar perpjekjet e Shqiperise per ekstradimin e krimineleve te kerkuar.

"Ne kemi hartuar nje liste te shtetasve shqiptare qe fshihen ne Britani. Jane 100 kriminele dhe me shume se 80 perqind e tyre kerkohen per vrasje dhe jane denuar ne mugese. Jemi te shqetesuar se gjykatat rregullisht kane refuzuar ekstradimin e krimineleve. Nuk ka arsye qe nje shqiptar qe ka kryer krim, te mos ndeshlohet”, ka thene Premci.

Pavaresisht perpjekjeve te shtetit shqiptar per t’i ekstraduar, ata kane arritur te perfitojne shtetesine britanike, ka thene ministri. Ministria e Jashtme britanike eshte njohur me indentitetet dhe akuzat ndaj tyre.

Shumica e shqiptareve te kerkuar pretendojne te jene refugjate te konkfliktit ne Kosove dhe qe nuk mund te kthehen atje.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›