Diveroli: Chat, alkool dhe dhunë
Emri i tij ishte lakuar shpesh ditëve të fundit në Shqipëri, pas shpërthimit katastrofal në Gërdec, një fshat fare pranë Tiranës, por Efraim Diveroli do të bëhej edhe më i famshëm pas botimit të një artikulli në gazetën prestigjioze "New York Times". Kjo e fundit, nën titullin "Supplier under scrutiny on aging arms for Afghans", e paraqet Diverolin si presidenti i kompanisë AEY, e cila është përfshirë në aferën shqiptare të municioneve. Por në të vërtetë, cili është super biznesmeni Diveroli, emri i të cilit për herë të parë rezultoi në një përgjim bisede të publikuar në shtypin shqiptar?
Tanimë ai është 22 vjeç, ndërsa ishte vetëm 18 vjeç kur fitoi kontratën për municionet dhe ndërkohë që bënte tratativat me Tiranën për blerje armësh e fishekësh të vjetër, kohën tjetër e kalonte duke komunikuar online në internet, pra duke bërë "chat". Efraim Diveroli rezulton djaloshi që kërkonte vajza, duke e konsideruar veten si shumë simpatik. Pas kërkimeve në internet, një profil i tij u gjet në faqen "My Space", një web-site vetëm për takime adoleshentësh në internet.
"Sigurisht, jam një djalë super i këndshëm. E di çfarë dua nga jeta, por nuk jam i sigurt se si t‘i fitoj ato. Jam lindur në Majami dhe nuk kam plane të menjëhershme për t‘u larguar. Jam një djalë i thjeshtë dhe kam sens humori. Kam pasur probleme në shkollë të mesme, por jam detyruar të punoj shumicën e viteve të mia të adoleshencës dhe ndoshta kam ecur shumë shpejt. Më në fund kam siguruar një apartament dinjitoz dhe jam i kënaqur për momentin. Sidoqoftë, unë kam dëshirë të jem i suksesshëm në biznes dhe kjo më merr pjesën më të madhe të kohës. Dua të takohem me një vajzë të ëmbël e simpatike, me cilësi të mira dhe dashuri për jetën".
Kështu e përshkruan veten Efraim Diveroli, djaloshi ambicioz që arriti në një moshë fare të re të bënte biznese ndërkombëtare për shitje armësh, duke fituar besimin e madh edhe të Pentagonit. Në paraqitjen e tij në "My Space", Diveroli ka vetëm një kontakt, me një bashkëmoshatar të quajtur Tom, ndërsa vetë ka treguar se pëlqen shumë, ndër të tjera, edhe futbollin.
Pikërisht kjo është ana tjetër e 22-vjeçarit Efraim Diveroli, djaloshi që tronditi Pentagonin për shkeljet e tij, por jo vetëm Pentagonin. Edhe politikën shqiptare, e cila mbetet e trazuar që prej tragjedisë së Gërdecit. Nga ana tjetër, sipas njoftimeve zyrtare të Pentagonit, kompania e tij është pezulluar tashmë dhe është nën hetim.
Ky është pak a shumë profili i Diverolit, të riut amerikan që po kalon jetën mes chat-it, pub-eve dhe alkoolit, e të cilit, mbi bazën e raportimeve të deritanishme mediatike dhe investiguese, qeveria shqiptare i ka shitur një pjesë të madhe të arsenalit të municioneve të ushtrisë, pa dyshuar aspak për të.