Adriano, tjetër gol me San Paolon
Adriano duket se është ambientuar mjaft mirë me kampionatin brazilian, pasi vazhdon të gjejë me rregullsi rrugën e rrjetës. Sulmuesi ka shënuar dhe ka dhënë asist në suksesin 3-1 të San Paolos përballë Sertazinjos. Fillimisht ai ka dhënë një pasim perfekt për Borges, ndërsa më pas ka shënuar vetë me një gjuajtje me kokë, duke e çuar në 6 numrin e golave në kampionat.