Stoli i ofrohet Karlo Kueiroz
Drejtuesit e Benfikës kërkojnë që Karlos Kueiroz të bëhet trajneri i ardhshëm i skuadrës. E përditshmja portugeze "A Bola" ka bërë të ditur se klubi ka filluar kontaktet informale për të afruar zv/trajnerin e Mançester Junajted. 55-vjeçari Kueiroz, i cili është rikthyer në "Olld Traford" në vitin 2004 pas aventurës te Reali i Madridit, pohoi se ndihet i nderuar nga ky interesim.