Diveroli denohet 4 vjet burg
Vendimi qe e shpalli Diverolin fajtor u lexua nga gjykatesja Joan Lenard e cila tha se tregtari i armeve ndeshkohet edhe me nje gjobe prej 250 mije dollaresh si dhe nje detyrim demshperblimi ndaj autoriteteve amerikane 149 mije dollare. Gjykata e Florides e fajesoi Diverolin me akuzen se duke mashtruar ai ka blere municione kineze ne Shqiperi te cilat ishin te vjeteruara pervecse tregtia me municione te tilla me origjine nga Kina eshte e ndaluar ne SHBA. Per te fshehur krimin sipas akuzes Diveroli i kishte ripaketuar fisheket duke u hequr mbishkrimet kineze para se ti dergonte municionet drejt Afganistanit ku perdoreshin nga forcat afgane te sigurise. Furnizimi erdhi si pasoje e nje kontrate 300 milione dollareshe te Pentagonit me kompanine AEY te Diverolit kur ai ishte vetem 22 vjec viti 2207. Gjate procesit ne Florida Diveroli pranoi se ne vitin 2007 pati planifikuar bashke me punonjesit e kompanise me baze ne Miami AEY ti shiste ushtrise amerikane municione te ndaluara kineze me vleren e 10.3 milione dollare. Sipas akt-akuzes Diveroli ishte perpjekur ti ripaketonte municionet ndersa shkruante ne to se vendi i tyre i origjines ishte Shqiperia. Tregtimi i municioneve ose armeve kineze ne SHBA shkel embargon e vendosur ne vitin 1989 nga Kongresi amerikan ndaj armeve te prodhuara ne Kine pas masakres ndaj studenteve kineze ne sheshin Tienanmen te Pekinit. Gjate shpalljes se vendimit ne gjykaten e Florides ne salle ishin te pranishem familjare te Diverolit. Ai e degjoi i perulur vendimin e gjykates dhe u shpreh i penduar teksa tha Isha vetem 22 vjec kur firmosa kontraten. Diveroli tha se ajo qe e rendon me shume eshte shqetesimi qe i ka shkaktuar familjes se tij pas problemeve te vazhdueshme me drejtesine perfshire edhe veren e ketij viti kur ai u kap me arme pa leje ndersa po tentonte tregtine me materiale te tilla qe i provonte ne disa poligone private.
Diveroli dhe Gerdeci
Skandali i tregtimit te municioneve kineze nga Efraim Diveroli u be publik nga nje shkrim i New York Times disa dite pas tragjedise se ndodhur ne Gerdec me 15 mars 2008. Biznesmeni shqiptar Kosta Trebicka deshmoi per gazeten amerikane se kishte marre pjese ne procesin e ripaketimit te fishekeve kineze qe porositeshin ne Shqiperi nga Diveroli. Sipas Trebickes ne Rinas kutite e fishekeve me mbishkrime kineze ishin nderruar duke u zevendesuar me kuti kartoni qe ishin me te lehta edhe per transportin nderkombetar te fishekeve me avione ne drejtim te Afganistanit.