E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pas deklarimit te Hysenit

/ /

NgaMENTOR NAZARKO

Pak dite me pare pas nje heshtje te gjate qe nga koha kur la detyren e ministrit te Jashtem megjithese kishin ndodhur disa ngjarje nderkombetare te lidhura me Kosoven u shfaq publikisht zoti Skender Hyseni. Ai perdori konceptin e tradhtise per te perkufizuar sjelljen e atyre shteteve qe duhet ti kene dhene premtimin e njohjes kur ai ishte minister. Po ashtu ai dhe kritikoi ne nje menyre te hapur vendet mike te Kosoves se nuk kishin bere cfare mundeshin per te siguruar njohjet e reja.
Ne kete prononcim te zotit Hyseni kishte disa momente jo diplomatike. Dmth. kishte disa fjali qe nuk i shkojne nje ish- ministri te Jashtem pra ishin jashte frazeologjise se lejueshme profesionale. Per me shume ato deftyen moskuptim te proceseve nderkombetare qe zhvillohen rreth Kosoves.
Po e nisim se pari me konceptin e tradhtise. domethene tradhti ne marredheniet nderkombetare shte nje koncept i pakuptimte i bartur nga marredheniet nderpersonale njerezore por qe ska kuptim ne marredheniet mes shteteve qe udhehiqen nga interesat e tyre kombetare. Per me shume kjo akuze u referohej vendeve me te cilat Kosova ska pasur as marreveshje te shkruar asnjelloj marredhenie pervec kontakteve diplomatike ku mund te jene dhene zotime te cilat nuk jane baras me njohje. Procesi i njohjes ka nje fare procedure ku perfshihen disa institucione ndaj premtimet e dhena te Hysenit ne kontakte diplomatike per me shume kur ato vinin prej nivelesh te uleta diplomatike nuk shenojne fillimin e procesit te njohjes. Per pasoje Ministria e Jashtme e Kosoves qeveria e Kosoves ka gabuar kur ka folur per nje numer te madh njohjesh pas mendimit keshillimor te GJND. Kur premton dhe vendos afate per mbajtjen e premtimit eshte problem i madh ne raportin me te verteten.
Se dyti zoti Hyseni flet per shtete perkrahes te pavaresise se Kosoves qe nuk kane bere aq sa munden per te arritur tek nje numer i madh njohjesh. Edhe sikur kjo te jete e vertete nuk eshte etike qe keto vende te kritikohen publikisht edhe pasi lenw detyren. Nderkohe kjo nuk eshte e vertete pasi te pakten interesi amerikan per shtetesine e Kosoves eshte konstant. Sduhet te kete dyshim edhe per interesin e gjithe fuqive perendimore ne kete drejtim. Edhe sikur ato te jene zhgenjyer nga vendimi i vet i meparshem pro njohjes prapeseprape ato e dine se njohja e metejshme e shtetesise do te thote forcim i stabilitetit te Kosoves gjegjesisht Ballkanit per te cilen ata jane fuqimisht te interesuar.
Se treti kritikat ndaj partnereve mund te kishin nje justifikim te vogel nese Kosova vete dmth institucionet e saj politika e saj shoqeria e saj te koordinuara mes vetes apo dhe me partneret do kishin bere maksimumin. Per shkak te nje qasjeje egoistike gjoja institucionale ministria e jashtme ndonjehere kryeministri dhe Presidenti kane dashur ta marrin si atribut ekskluziv te tyrin njohjet nje luks i madh per nje shtet te ri si Kosova. Krereve te ketyre institucioneve ju eshte dukur e lehte te arrihen njohjet nisur nga euforia e fillimit kur kishte njohje masive dhe nga premtimet qe kane marre kur nuk e kuptonin mire gjuhen e diplomacise. Per pasoje ata kane injoruar sistematikisht kontributet qe kane ardhur qofte nga kreu i AKR-se zoti Pacolli i cili afirmon ndikimin e drejtperdrejte ne 26 njohjet e fundit qofte nga zoti Surroi qofte nga figura te tjera te shquara vendore apo nderkombetare. Kontributi i Pacollit eshte injoruar sistematikisht eshte qortuar madje dhe po ashtu dhe perpjekjet e Surroit. Akoma mbahet mend deklarimi jodiplomatik i kryeministrit si pergjigje ndaj nje takimi te Klubit te zotit Surroi me perfaqsues te vendeve arabe. Qeveria qe shkoi nuk mbahet mend per organizimin e ndonje takimi te gjere apo individual me personalitete qe kishin shprehur deshiren apo kishin mundesi per te kontribuar si Uilliam Uoker Walker Ismail KadareAlbert Rohan ish ministra te jashtem te vendeve mike etj etj. Keta individe mund te afroheshin nepermjet nje sistemi favoresh te ligjeruara qofte dhe financiare per ti sherbyer procesit. Por nje gje e tille nuk ka ndodhur.
Moskuptimi i proceseve
Po cila eshte e verteta ne frenimin e procesit te njohjeve
Nuk ka diskutim se ne kete frenim Kosova ka luajtur dhe vete ndopak rol negativ. Nese jane anatemuar aktivistet si Pacolli apo Surroi nese jane bere vizita te gabuara diplomatike si ajo e Presidentit Sejdiu ne Malaui nje vend ne konflikt me Tanzanine qe kishte premtuar njohjen nese komunikimi diplomatik i Kosoves ka qene i nivelit joprofesional etj etj qeveria i ka bere sherbim te keq vendit sa i takon njohjeve. Por arsyet me te rendesishme ne kete proces gjenden jashte Kosoves.
Megjithese duket paradoksale pikerisht mendimi keshillimor i Gjykates se Hages pro Kosoves dhe rezoluta e Asamblese se Pergjithshme te OKB-se angazhimi i madh nderkombetar dhe publik i miqve te Kosoves kane ndikuar ne frenimin e njohjeve. Keto momente e kane shnderruar Kosoven dhe implikimet e statusit te saj ne nje rrafsh nderkombetar ne nje ceshtje te madhe kundervenese midis blloqeve te ndryshem globale. Dmth e kane rritur pazarin rreth njohjes se Kosoves njohje qe askush nuk e ben kaq lehtesisht si me pare. Dy fakte per ta argumentuar kete disa vende afrikane thirrjeve te Frances per ta njohur Kosoven ju pergjigjen me kerkesa per ti falur borxhin. Sipas Wikileaks-it Rusia e frenoi Katarin qe ta shtynte njohjen per ne nje moment tjeter dhe sic po duket Katari vertet e shtyu njohjen e premtuar kryeministrit Thaci deri sot kur erdhi njohja.
Por jo te gjithe te keqiat bejne dem. Rezoluta e fundit e OKB-se mund te kete ndikuar gjithashtu ne frenimin e njohjeve. Por jo ashtu sic e interpreton dikush ne Kosove disa vende e paskan interpretuar nenin e fundit te kesaj Rezolute si mundesi per diskutime mbi statusin e Kosoves ndaj vendimi per njohjet duhet shtyre. Ne te vertete rezoluta shenon nje ndryshim cilesor ne pranimin e Kosoves ne bashkesine nderkombetare nepermjet rrugeve te tjera jo nepermjet njohjeve direkte. Por analiza per rezoluten dhe kerkesen e saj per bisedimet kerkon shume hapesire qe mbeten per nje artikull tjeter.

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›