OST remont në shtyllën 400 kV, disa qytete pa energji
TIRANE- Operatori i Sistemit të Transmetimit nis sot punën për zëvendësimin e shtyllës së tensionit të lartë të dëmtuar nga shpërthimi me lëndë plasëse natën e 30 dhjetorit në afërsi të Fushë- Krujës. OST ka njoftuar se për këtë qëllim gjatë ditës së sotme do të bëjë stakimin e linjës 220 kilovolt Tiranë-Elbasan dhe për pasojë do të ketë kufizime të energjisë në mjaft qytete të vendit. Kufizimet do të nisin nga ora 05:00 e datës 6 janar deri në orën 24 të 7 janarit. Kufizime energjie do të ketë në disa qytete si Durrës, Rrogozhinë, Kavajë, Fier, Vlorë, Gjirokastër, Tepelenë, Memaliaj, Sarandë, Përmet dhe Këlcyrë. Mbrëmjen e 30 dhjetorit, pranë fshatit Bilaj, rreth 8 km larg nga Fushë Kruja, u dëmtua shtylla e tensionit 400 kV, si rezultat i një shpërthimi të fuqishëm, duke lënë pa energji banorët e zonës në afërsi të aeroportit të Rinasit.
(s.g/BalkanWeb)
(s.g/BalkanWeb)