E Diel, 1 Nëntor 2026

Djegia e kaloriferit asfikson dy femijet babai Punonim naten se sna dhane asistence

/ /

Prinderit e tyre Lorenc dhe Merita Lelaj punonin ne ndermarrjen e pastrimit te qytetit turni i trete. Te miturit vella e moter Brishila dhe Kristaq Lelaj ndodheshin te vetem ne banese kur zjarri perfshiu dhomen e ndenjes pasi kaloriferi me te cilin ngroheshin mori flake. Femijet e vegjel skane mundur te dalin jashte pasi ata ishin kycur ne shtepi nderkohe qe prinderit punonin naten. Nga frika se femijet mund te dilnin jashte prinderit ua mbyllnin cdo nate deren e jashtme. Gjate te gjithe kohes qe ata ishin ne pune femijet rrinin vetem madje edhe naten e Vitit te Ri ata kane qene te vetem ne banese pasi prinderit e tyre ishin ne pune edhe ne ditet e festave. Familja Lelaj kishte tre femije vajzen e madhe 6 vjece e cila prej disa ditesh ndodhej tek gjyshja e saj dhe dy femijet qe humben tragjikisht jeten vajzen 4-vjecare dhe djalin 3 vjec. Mesohet se familja jetonte ne varferi te tejskajshme. Ata nuk kishin as banese te tyren por ishin vendosur prej 3 vitesh ne nje shtepi private te kusheririt te familjes ne lagjen 24 Maji i cili ishte jashte shtetit. Flaket qe dilnin nga banesa jane pikasur ne oret e mengjesit te djeshem nga nje punonjes i nje firme zdrukthtarie. Sapo ka pare tym e flake Damian Sejko nxitoi bashke me nje kolegun e tij per ti ardhur ne ndihme familjes Lelaj. Isha nisur per ne pune kur pashe se nga dritaret e baneses qe ishte prane ndermarrjes tone po dilte tym dhe flake. U nisa menjehere bashke me nje punonjes tjeter. Fillimisht thyem xhamat e dritareve dhe me pas shqyem deren kryesore. Sapo e hapem tymi dhe flaka u shtuan dhe shperthyen drejt nesh. Me veshtiresi hyme brenda. Ne dhomen e ndenjes pame dy femije te shtrire. I terhoqem jashte u munduam tu jepnim frymemarrje por ishte e kote pasi ata kishin vdekur u shpreh Sejko. Policia e cila mberriti ne vendin e ngjarjes pohoi se nga hetimi i kryer dhe vendi ku u gjeten femijet pa jete dyshohet se ata kane tentuar te dilnin jashte por dera ka qene e mbyllur. Ata nuk kane mundur te kerkojne as ndihme. Sipas policise femijet nuk jane djegur nga flaket vetem vajza kishte nje djegie ne njeren faqe dhe shkaku i vdekjes ka qene asfiksimi nga tymi. Sapo i nxorem ne oborr i zhveshem per ti pare nese ishin djegur. Pame se vetem vajza kishte nje djegie ne njeren faqe.
Shtepia ishte ende ne flake madje nese nuk do te kishim hyre ne pas pak minutash te dy femijet do te ishin djegur ne banese sepse zjarri kishte perfshire gjithe banesen. Per momentin smendova asgje vetem ti nxirrja jashte dhe tu jepja ndihme per ti shpetuar. Por kur pashe se ata kishin vdekur nuk kam mbajtur dot lotet. Po me dridhej gjithe trupi. Ishte nje tragjedi e dyfishte nuk mund ti mbante lotet askush u shpreh me tej Sejko personi i pare qe eshte perballur me pamjen tragjike.

Ekspertet Nxehja e kabllit shkak i tragjedise

Sipas hetimeve te policise kablli i kaloriferit eshte tejnxehur nga qendrimi i gjate ne prize. Dy femijeve u eshte ndezur ngrohesja nga prinderit per shkak te te ftohtit duke i mbyllur brenda ata. Pasi kane kaluar disa ore kablli eshte nxehur duke provokuar flake. Ato jane transmetuar ne orendite e baneses ndersa femijet e kane pasur te pamundur te shpetojne per shkak se dera ka qene e mbyllur. Policia e Vlores beri te ditur se keto jane te dhenat e para ndersa po punon me prokurorine per zbardhjen e plote te ngjarjes. Fqinjet hapin dyert e mortit viktimat naten tek gjysherit

Sipas komshinjve familja Lelaj ishte shume e varfer. Jetonin duke i ndihmuar te afermit dhe komshinjte. Para disa muajsh gjeten pune ne pastrimin e qytetit. Punonin naten dhe ktheheshin ne mengjes duke lene femijet mbyllur ne banese pasi kishin frike se mos dilnin naten. U bashkuam me dy personat qe u futen te paret per ti shpetuar por ishte shume vone u shprehen komshinjte e viktimave. Familja Sejko fqinje e familjes Lelaj ka hapur dyert per mortin. Tashme shtepia ku jetonin prinderit me tre femijet eshte shkrumbuar totalisht. Sipas tradites dy trupat e femijeve te mitur u derguan ne fshatin Bestrove aty ku jetojne gjysherit e tyre ndersa sot ata do te sillen serish ne Vlore ku do te percillen per ne banesen e fundit. Dje perfaqesues te Ndermarrjes se Pastrimit te qytetit si dhe te Bashkise shkuan ne familjen Lelaj te shperngulur pas fatkeqesise ne banesen e komshiut te tyre per te shprehur ngushellimet per humbjen e dy femijeve. Gjate dites se djeshme nuk eshte folur per ndonje ndihme konkrete per familjen Lelaj ne keto momente te veshtira pasi humbi dy femijet si dhe ate ambient te siguruar fale ndihmes se kusheririt te tyre. Familja Lelaj pa ndihme ekonomike

Kryefamiljari Lorenc Lelaj pas vdekjes se dy femijeve te tij akuzoi institucionet vendore qe nuk e kishin ndihmuar me asistence familjen e perbere nga pese anetare. Megjithe kerkesat e shpeshta drejtuar zyres se ndihmes ekonomike sipas tij ne asnje rast ajo nuk i ishte aprovuar. Para nisjes se punes ne firmen e pastrimit mesohet se Lelaj kishte punuar per pak kohe ne nje tjeter firme rojesh private cka nuk ia kishte mundesuar sigurimin e ndihmes ekonomike nga shteti. Edhe pas daljes nga puna dhe qendrimit pa asnje lloj ndihme nuk kishte arritur te perfitonte asistencen derisa 3 muaj me pare bashke me te shoqen shfrytezuan mundesine per te punuar ne pastrim duke pranuar edhe orarin e nates vetem e vetem per te siguruar jetesen per vete dhe tre femijet e mitur.

Lorenc Lelaj Varferia vrau dy femijet e mi

Te miturit flinin te vetem dhe kishin ndier ftohte naten. Babai i tyre gjate gjithe dimrit nuk i kishte lejuar te ngroheshin me korrent pasi ai e kishte te pamundur ta paguante ate. Por ai as vete nuk e kuptoi se si naten e tragjedise femijet ia thyen mendjen...
Z.Lelaj femijet ishin te kycur ne momentin kur banesa u perfshi ne flake
Shkaku i kesaj tragjedie ne familjen time ka qene varferia e tejskajshme. Ishte varferia qe na detyroi te mbyllnim femijet brenda dhe te shkonim ne pune gjithe naten bashke me gruan duke i lene ata vetem nga mbremja deri ne mengjes.
Keni tjeter femije vec dy te miturve qe humben jeten
Kishim tre femije... tani kemi edhe vajzen e madhe 6 vjece. Para disa ditesh ate e mori vjehrra ne fshat. Qe fati i saj sepse po te ishte brenda do te kishte vdekur nga asfiksia edhe ajo se bashku me dy te tjeret.
Ku punoni Si e keni orarin e punes
Te dy burre e grua punojme ne ndermarrjen private per pastrimin e qytetit. Punojme gjithe naten. Femijet i linim vetem. Ua mbyllnim me celes deren pasi kishim frike se nese e linim hapur ata dilnin jashte dhe futeshin ne kabinen elektrike. Kabina ndodhej prane baneses dhe deren e kishte te hapur.
Ngroheshin gjithnje me korrent femijet
Si gjithe netet e tjera une dhe gruaja shkuam ne pune ne oren 2400. Djali mu lut ti lija kaloriferin ndezur pasi kishte pasur ftohte naten. Une nuk ia kisha lene asnjehere ndezur ndonese ishte ftohte. Por djali mu lut...ia lashe ndezur se me edhi keq se kishin ftohte naten. Pasi u shtrine ne divan ne dhomen e ndenjes bashke me gruan u larguam per ne pune si gjithmone per pastrimin e qytetit.
Si e mesuat ngjarjen
Ne oren 0930 lame punen dhe u nisem per ne shtepi. Disa metra larg pame se kishte njerez dhe punonjes policie tek shtepia jone. Sapo na pane na ndaluan dhe na thane te mos hynim ne banese sepse dy femijet kishin vdekur nga asfiksia. Ishin momente shume tronditese. Nuk di si e kemi mbajtur veten nuk na besohej ajo qe po na thoshin. Nderkohe pame qe dy femijet i derguan me autoambulance ne morgun e spitalit. Me ndihmen e komshinjve permendem disa here bashkeshorten pasi ajo humbiste ndjenjat. Shkova ne spital per te pare ne morg dy femijet. Ata nuk ishin djegur ne trup por vetem vajza pak ne faqe.
E mesuat se cili ishte shkaku i ketij zjarri
Mendoj se shkaku ka qene nje hark elektrik ne kaloriferin te cilin e lashe ndezur per here te pare kete dimer. Por edhe specialistet dyshojne se shkaku ka qene rryma elektrike. Ka marre flake fillimisht kolltuku qe ishte prane kaloriferit duke u shperndare me tej ne te gjithe dhomen. Femijet me sa me thane kishin ikur nga divani dhe i kishin gjetur ne shesh te vdekur si pasoje e asfiksimit.
Sa vjet keni ne kete banese
Banojme qe prej 3 vitesh ne kete banese te cilen na e la kusheriri yne qe ndodhet emigrant. Ne nuk kishin shtepi ishim te rrenuar ekonomikisht. Varferia na shkaktoi edhe kete tragjedi ne familje. Nese njeri nga ne do te kishte nje pune paradite atehere do ishim ndodhur prane femijeve naten dhe nuk do te kishte ndodhur kjo ngjarje e rende.
Keni kerkuar me pare ndihme nga shteti
Edhe pse kemi kerkuar shume here asistence apo pune nuk na eshte dhene asgje nga autoritetet vendore. Prej shume kohesh ne ishim te papune. Vetem para tre muajsh gjetem pune ne sektorin e pastrimit te qytetit. Pranuam menjehere sepse nuk kishim me se te ushqenim femijet. Ne punonim per ta por i humbem dy prej tyre tragjikisht vetem nga mungesa jone gjate nates.
Sipas jush a ka nje fajtor kjo tragjedi
Ne radhe te pare shteti i cili nuk siguroi pune per nje familje ne nevoje. Nuk na siguroi asnjehere asistence sociale edhe pse kishim kerkuar disa here. Se dyti fajesoj elektrikun sepse rryma here pas here vjen me luhatje. Gjithashtu kane lene kabinen hapur ne mes te lagjes cka na detyroi ti veme kycin deres.
A keni nje apel per shtetin
Nuk e di cfare sepse kur une kerkova sme ndihmoi askush. Nese do te na jepej asistenca apo te na kishin trajtuar me nje banese sociale kjo tragjedi nuk do te kishte ndodhur pasi nuk do kishim pasur nevoje te punonim burre e grua gjithe naten. Ne per ta po sakrifikonim duke punuar gjithe naten duke pastruar qytetin madje edhe per Vitin e Ri.

VLORE/ QEMAL BIRAKU

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›